• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pas deklaratës së Tahirit reagon Braçe: Ja kush nuk e do Vettingun
Home
Shqipëri

Pas deklaratës së Tahirit reagon Braçe: Ja kush nuk e do Vettingun

24 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Politikë, Shqipëri

Çështja e Saimir Tahiri është zhndërruar në një komplot kundër reformës në drejtësi. Në një postim në facebook, deputeti socialist thotë se prej tre ditesh, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeu, Eduard Halimi por edhe, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Luan Rama, kane deklarata “funerali” per “Reformen ne Drejtesi”.

Sipias Braçes, fjalimet e opozitës i kishte huazuar dje edhe Prokuroria e Krimeve te Renda ne nje deklarate publike.

Reagimi i Erjon Braçes

KA KOMPLOT KUNDER REFORMES NE DREJTESI!
Prej tre ditesh, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeu, Eduard Halimi por edhe, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Luan Rama, kane deklarata “funerali” per “Reformen ne Drejtesi”, “Vetting-un” si procesin kyc te saj.
Te gjithe bashke, kane qene kundershtaret me te eger te kesaj reforme, ja dolen ta tjetersojne por edhe ta zvarrisin pa fund-nese Vetting-u nuk nis edhe kete jave sic ishte paralajmeruar, sic shume jave ne fakt.
TANI, SHPALLIN “FUNDIN E REFORMES NE DREJTESI”, “FUNDIN E VETTING-UT”!
Por jo vetem ata.
Fjalimet e tyre politike i kishte huazuar dje Prokuroria e Krimeve te Renda ne nje deklarate publike.
E pazakonte, e papranueshme!
Sipas asaj Reforme, kjo prokurori nuk duhet te egzistonte prej 5 gushtit te shkuar, per ti lene vendin SPAK-krijuar me prokurore qe duhet te kishin kaluar me pare Vetting-un.
Te gjithe bashke, prokurore e politikane, nuk kane hequr kurre dore nga lufta e tyre kunder reformes ne Drejtesi.
Kurthe pas kurthesh, bllokime pas bllokimesh, kundershtime pas kundershtimesh, padi pas padie ne Gjykaten Kushtetuese, tani, shpiken-jo nga hici, arsyen e fundit per te shpallur te vdekur Reformen ne Drejtesi;
QENRIMIN E MAXHORANCES POLITIKE, NDAJ KERKESES SE PROKURORISE PER ARRESTIMIN E DEPUTETIT SAIMIR TAHIRI.
Qendrimi ka qene i kerkuar, i pritur teresisht, pjese e “komplotit” qe nuk ka fund kunder
Reformermes ne Drejtesi.
Prokuroria eshte e bindur se me “provat” qe ka, deputeti duhet arrestuar.
Prokuroria thote se keto prova jane bindese dhe te mjaftueshme!
Shume mire!
Po perse prokuroria nuk shkoi para gjykates se Krimeve te Renda per te arrestuar deputetin, qysh ne daten 18 tetor, ne kushtet e flagrances-zhvillohej nje operacion per arrestimin e anetareve te klanit Habilaj dhe u kap ne cilesine e proves 4 ton droge e magazinuar.
Dy arsye ka.
E para,
politikanet dhe prokuroret e perfshire ne nje beteje te gjere kunder Reformes ne Drejtesi, kerkonin perplasje jashte Sistemit te tyre, me maxhorancen qe mbeshtet Reformen ne Drejtesi por qe e ka anetar deputetin nen hetim.
Pa prova- ne fakt pa hetime serioze te meparshme prej tyre,
para gjykates se Krimeve te Renda,
me nje vendim te mundshem refuzues,
konflikti do te ishte prokurori-gjykate dhe do te mbetej brenda Sistemit te tyre.
Pa perfshire Politiken-maxhorancen me se shumti,
madje duke shtuar fuqine e nevojes per Reformen ne Drejtesi sa me pare, duke perfshire te dyja institucionet.
E vertete eshte, provat i vlereson gjykata dhe gjykata u shmang pikerisht se, prokuroria nuk ishte ne gjendje te tregonte prova dhe, per shkak te nevojes per te vrare Reformen ne Drejtesi, aty, ne origjine, ne Kuvend, tek maxhoranca.
Dhe kete po bejne. Ne fakt duhet te jete krejt ndryshe.
Deputeti hetohet pa leje te Kuvendit.
Tani me shume se kurre duhet te hetohet plotesisht.
Madje hetimi i tij, deshmon se sa jetike eshte Reforma ne Drejtesi, ne Sistem, ne institucione qe nuk i duhen dhene me kurre politikes, krahines, fisit, tribuse, besnikerise ndaj sherbimit politik, pandershmerise e korrupsionit, por qe duhet ti jepen njehere e pergjithmone profesionalizmit, ligjshmerise e nderit qe buron prej tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAGIMI/ Edi Paloka: Nga keto letra që po tund Tahiri, mori edhe Roshi i Kavajës
Previous article ERVIN QAFMOLLA: Dinamikat ideologjike të mbarështimit njerëzor në fshatrat bashkëkohore të Shqipërisë së Mesme

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT