Djali i presidentit Hashim Thaçi ka replikuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Endrit Thaçi liderin e VV nuk po e njeh si shqiptar por si malazez.
Ai i ka përmendur edhe vajzën e mitur si një përgjigje të më hershme të Kurtit i cili duke komentuar dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se “ka mbetur vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit”.
Ndër të tjera djali i Thaçit shkruan:
“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem. Ajo duhet ta ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez.. gjetiu”, ka shkruar djali i presidentit.
Tutje familjen e Kurtit ai e ka cilësuar si “Kurtoviqi nga Vlladimiri”.
“E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën e familjes tuaj Kurtoviqi nga Vladimiri”, ka shkruar Endrit Thaçi.


