Një shqiptar i dëbuar më parë nga shteti Italian është arrestuar në Ladispol, pasi u verifikua se ishte futur në territorin Italian në mënyrë ilegale.
Bëhet e ditur se 39 vjeçari shqiptar u arrestua nga karabinierët e Seksionit Radiomobile.
Pas verifikimeve të nevojshme shqiptari është shoqëruar për në burgun e Civitavecchia dhe u vu në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor kompetent.


