• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS DEBATIT TRUMP-ZELENSKY/ Starmer dhe Macron do të hartojnë planin e armëpushimit të Ukrainës për t’ia paraqitur SHBA-së
Home
Nderkombetare

PAS DEBATIT TRUMP-ZELENSKY/ Starmer dhe Macron do të hartojnë planin e armëpushimit të Ukrainës për t’ia paraqitur SHBA-së

2 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi sot se Londra dhe Parisi do të punojnë së bashku “për një plan për t’i dhënë fund luftimeve” mes Ukrainës dhe Rusisë, vetëm disa orë para fillimit të një samiti vendimtar për Ukrainën në Londër.

Pas bisedimeve që Starmer pati me Presidentin e SHBA Donald Trump, Volodymyr Zelensky të Ukrainës dhe Emmanuel Macron të Francës, “ne ramë dakord që Britania, së bashku me Francën dhe ndoshta një ose dy vende të tjera, do të punonin me Ukrainën në një plan për t’i dhënë fund konfliktit”. “Më pas do ta diskutojmë këtë plan me SHBA-në”, theksoi kryeministri britanik në një intervistë për BBC.

Duke folur për Laura Kunzberg të BBC-së sot, Starmer tha: “Tani kemi rënë dakord që Mbretëria e Bashkuar, së bashku me Francën dhe ndoshta një ose dy vende të tjera, do të punojnë me Ukrainën për të hartuar një plan për t’i dhënë fund armiqësive, të cilin më pas do ta diskutojmë me Shtetet e Bashkuara”.“Britania dhe Franca janë përpara vendeve të tjera në studimin e kësaj çështjeje, prandaj presidenti Macron dhe unë do të punojmë për këtë plan, të cilin më pas do ta diskutojmë me SHBA-në”.

Kujtojmë se rreth 15 liderë-aleatë të Ukrainës po takohen sot në Londër në një samit vendimtar. Ata pritet të diskutojnë garancitë e reja të sigurisë të Evropës përballë frikës së Uashingtonit për shkëputje, e cila u përforcua pas takimit që Presidenti i SHBA Donald Trump pati me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky të premten.

Presidenti ukrainas, i cili u duartrokit nga dhjetëra njerëz të mbledhur para Downing Street, pati një bisedë të ngrohtë dje në Londër me kryeministrin britanik, i cili e siguroi atë për “vendosjen absolute” të Britanisë për të mbështetur Kievin kundër pushtimit rus.

Londra dhe Kievi nënshkruan më pas një marrëveshje për një hua prej 2.26 miliardë paund (rreth 2.74 miliardë euro) për të mbështetur aftësitë mbrojtëse të Ukrainës, të cilat do të paguhen përmes fitimeve nga asetet e ngrira ruse.

“Paratë do të përdoren për të prodhuar armë në Ukrainë”, tha Zelensky në një postim në Telegram, duke shtuar se ai ishte “mirënjohës ndaj qeverisë dhe popullit të Britanisë”.

Presidenti ukrainas ka planifikuar të takohet sot me mbretin Charles dhe më pas të marrë pjesë në samitin e sigurisë që është planifikuar të fillojë në orën 14:00.

Në këtë samit do të marrin pjesë, ndër të tjera, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti polak Donald Tusk, kryeministri italian Giorgia Meloni, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa.

Një samit i jashtëzakonshëm evropian për Ukrainën është planifikuar gjithashtu për 6 mars.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI I SPAK/ Këta janë policët e arrestuar, bashkëpunonin me grupet kriminale
Previous article NDODH NË GRAMSH/ Vodhën para dhe sende me vlerë në dy banesa, arrestohen 3 të rinjtë

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT