• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pas daljes nga kriza, Tsipras drejt rikompozimit të qeverisë
Home
Europë

Pas daljes nga kriza, Tsipras drejt rikompozimit të qeverisë

21 August, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Kryeministri grek Aleksis Tsipras pritet të prononcohet të martën për daljen e suksesshme të Greqisë nga programi i shpëtimit.

Tsipras pritet t’u drejtohet qytetarëve me një mesazh televiziv dhe për këtë do të shkojë në ishullin e Itakës, në detin Jon.

Kjo përzgjedhje ka simbolikën e vet, pasi dihet që Itaka është ishulli ku mbreti vendas, Odiseu, u kthye pasi kaloi peripeci të shumta, 10 vjet pas përfundimit të Luftës së Trojës.

Tsipras pritet të thotë se përfundimi i programit, hap një epokë të re për Greqinë dhe këtë epokë të re, duket se kryeministri grek do ta “inaugurojë” me një rikompozim të qeverisë.

Edhe pse për këtë nuk ka asnjë deklaratë zyrtare, kjo është tema që dominon titujt mediatikë të ditës së martë.

Rikompozimi ka shumë gjasë të shpallet të mërkurën dhe qeveria me përbërjen e re do të betohet të enjten.

Sipas mediave priten ndryshime rrënjësore në qeverinë Tsipras. Të vetmit që mendohet se do të qëndrojnë në postet e tyre janë ministri i jashtëm Kotzias, ministri i financave Tsakalotos dhe ai i mbrojtës Kammenos, që është kryetar i partisë së djathtë Grekët e Pavarur – aleati i vetëm qeveritar i Koalicionit të së majtës radikale – SYRIZA.

Gjithsesi, emrat mbeten spekulime mediatike për sa kohë që kryeministri dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të tij nuk i kanë “hapur letrat”…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Barcelona PRANON ta shesë yllin e skuadrës për 125 milionë euro
Previous article Gjermania do i shtrijë dorën Erdoganit dhe Turqisë? Socialdemokratët marrin vendimin

g.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT