• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS BREXIT/ Ligjvënësit e BE-së i hapin rrugë ratifikimit të marrëveshjes me Britaninë
Home
Nderkombetare

PAS BREXIT/ Ligjvënësit e BE-së i hapin rrugë ratifikimit të marrëveshjes me Britaninë

28 April, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Parlamenti Evropian ka votuar me shumicë votash në të mirë të marrëveshjes tregtare me Bashkimin Evropian, pas Brexitit.

Ky hap ka hequr të gjitha pengesat drejt ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kanë përkrahur marrëveshjen për tregti dhe bashkëpunim me 660 vota për, pesë kundër dhe 32 abstenime, ka njoftuar të premten parlamenti.

Votimi ka ndodhur të martën, mirëpo kufizimet e vëna me qëllim të luftimit të pandemisë, kanë ndikuar që rezultatet të mos dihen menjëherë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka mirëpritur miratimin e marrëveshjes, duke thënë se zbatimi i saj është tejet i rëndësishëm.

“Marrëveshja për Tregti dhe Bashkëpunim shënon themelimin e një partneriteti të fuqishëm dhe të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë von der Leyen përmes një postimi në Twitter.

“Zbatimi në mënyrë besnike është thelbësor”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka thënë se Britania e Madhe mbetet “partnere dhe mike e rëndësishme” e Bashkimit Evrpian.

“Unë mirëpres rezultatet e votimit të Parlamentit Evropian për marrëveshjen tregtare dhe bashkëpunimit mes BE-së dhe Britanisë. Ky vendim shënon një hap të madh në marrëdhëniet tona dhe hap një epokë të re”, ka thënë Michel përmes një postimi në Twitter.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBJA E PD/ Kur Grida Duma betohej: Burrash, nëse Veliaj fiton 7% në Kavajë e Rrogozhinë unë e lë mandatin (VIDEO)
Previous article NUK U MBËSHTET AS NGA FAMILJARËT/ Kandidatja për deputete e “Nismës Thurje merr vetëm një votë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT