• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS BREXIT/ Britania forcon marrëdhëniet dypalëshe me Katarin
Home
Nderkombetare

PAS BREXIT/ Britania forcon marrëdhëniet dypalëshe me Katarin

25 July, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani zhvilloi në fillim të kësaj jave – një vizitë zyrtare në Mbretërinë e bashkuar me ftesë të kryeministres britanike Theresa May, me të cilën u takua dje të martën.

Në deklaratën e lëshuar nga zyra e PM britanike, u njoftua se bisedimet u fokusuan në zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, ku të dy palët theksuan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta dhe në rritje të vazhdueshme.

Palët nënshkruan një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi, përfshirë formimin e një skuadroni të përbashkët mes forcave ajrore të të dy vendeve me qëllim garantimin e sigurisë dhe rendit gjatë organizimit të Kupës së Botës Qatar 2022, si dhe një letër qëllimi për bashkëpunim në fushën e luftës kundër terrorizmit.

Ndërkohë, Theresa May theksoi rëndësinë e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve dhe vullnetin e Britanisë së Madhe për të rivendosur sa më parë unitetin në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), duke nënvizuar se siguria e rajonit të Gjirit është në favor të sigurisë së vendit të saj.

Nga ana e tij, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani tha se bisedimet që zhvilloi në kryeqytetin britanik Londër ishin të frytshme, dhe se në takimin me kreun e qeverisë britanike u trajtuan çështjet e mbrojtjes, sigurisë dhe strategjisë së investimeve në interes të të dy vendeve. Gjitahshtu u shkëmbyen pikëpamjet rreth zhvillimeve rajonale, si marrëdhëniet mes vendeve të Gjirit, çështja palestineze dhe situata në Siri.

Më herët, Emiri i Katarit vizitoi të hënën “Imperial College” në Londër, dhe u takua me përfaqësuesit e Dhomës së Ulët, liderin e Partisë Laburiste Jeremy Corbyn, dhe kryetarin e Distriktit Financiar në Londër Charles Bowman, i cili tha se kompanitë britanike dëshirojnë të marrin pjesë fuqimisht në investimet infrastrukturore, të sigurisë dhe sektorë të tjerë në Katar lidhur me Kupën e Botës 2022.

Sekretari britanik i Shtetit për Çështjet e e Lindjes së Mesme Alistair Burt theksoi se marrëdhëniet britanike – katariane janë të shkëlqyera dhe se këto marrëdhënie rriten vazhdimisht përmes koordinimit dypalësh në fushën e investimeve dhe të mbrojtjes.

Ndërsa anëtari i Partisë Konservatore Sir David Amess  tha se marrëdhëniet midis Londrës dhe Dohas janë “tejet të shkëlqyera”, dhe se Katari investon në Britaninë e Madhe më shumë sesa në çdo vend tjetër europian.

Mbretëria e Bashkuar njoftoi rreth një viti më parë, se synon konsolidimin e marrëdhënieve tregtare me Katarin pas daljes nga Bashkimi Europian, kurse Doha është shprehur se do të investojë rreth pesë miliardë paund për të mbështetur ekonominë britanike dhe për të promovuar investimet mes dy vendeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Plantacion droge ME VLERE 250 MIJE EURO/ Si e kishin ndërtuar shqiptarët SEREN, rrethuar me bimë dhe...
Previous article ZYRTARISHT KUNATA E IVANKA TRUM/ Modelja e njohur jep lajmin me anë të një postimi: Mezi e pres një...(FOTO)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT