• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS BIDEN/ Zonja e Parë e SHBA-së rezulton pozitive me koronavirus
Home
Nderkombetare

PAS BIDEN/ Zonja e Parë e SHBA-së rezulton pozitive me koronavirus

16 August, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi më 16 gusht pozitive me virusin COVID-19. Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, gruaja e presidentit amerikan Joe Biden, filloi të përjetonte simptoma të ngjashme me ato të etheve, dhe si rrjedhojë iu nënshtrua të martën një testi molekular ku rezultoi pozitive.

Zonja e Parë, në përputhje me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore amerikane, do të qëndrojë në izolim për pesë ditë. Jill Biden do të trajtohet me medikamentin anti-viral Paxlovid. “Ajo ndodhet aktualisht në një rezidencë private në Karolinën e Jugut dhe do të kthehet në shtëpi pasi të ketë marrë dy teste negative të njëpasnjëshme”, thuhet në deklaratën Shtëpisë së Bardhë.

Diagnoza e saj pozitive ndaj COVID-19 vjen vetëm disa javë pasi presidenti amerikan rezultoi pozitiv ndaj virusit në muajin korrik. Ai u trajtua menjëherë me antiviralin “Paxlovid” dhe më vonë rezultoi sërish pozitiv në fund të muajit pas disa ditësh testimi negativ, të cilin mjeku i tij e përshkroi si një rast “rikthimi” për shkak të medikamentit. Zonja e parë nuk rezultoi pozitive gjatë asaj kohe.

Shtëpia e Bardhë tha se Joe Biden rezultoi negativ të martën në mëngjes në një test antigjeni. Si person kontakti i zonjës së parë, ai do të qëndrojë për 10 ditë me maskë në ambiente të mbyllura dhe në afërsi me të tjerët, tha Shtëpia e Bardhë.

Biden po rikthehet në Shtëpinë e Bardhë nga Karolina e Jugut të martën për të dhënë një deklaratë për mediat dhe për të nënshkruar legjislacionin mbi klimën dhe kujdesin shëndetësor të miratuar nga Kongresi Amerikan javën e kaluar. Më pas, ai pritet të udhëtojë në Wilmington, Delauer./ Marrë nga REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUSHTOJ MBI GJYSMË MILION EURO"/ Noizy: Isha sponsori i vetëm i Alpha Show
Previous article "SI IA DEL TË JETOSH ME PRINDËRIT E OLSI BYLYKUT?" Egli e thotë troç: Secili mban vendin e tij

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT