• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS BASHËS EDHE ILIR META TRADHTON BERISHËN? Si po distancohet Presidenti nga aleati i tij në ditët më të zeza politike
Home
Politikë

PAS BASHËS EDHE ILIR META TRADHTON BERISHËN? Si po distancohet Presidenti nga aleati i tij në ditët më të zeza politike

14 October, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Pas Lulzim Bashës, i cili akuzohet nga Sali Berisha për tradhti, shitje të sovranitetit të partisë tek Perëndimi si dhe për bashkëpunim prapa krahëve me Edi Ramën dhe Soros, edhe Presidenti Ilir Meta ka nisur të distancohet gradualisht nga Berisha, pikërisht në ditët e tij më të zeza politike.

Ndonëse sulmet e tij politike i ka përqendruar vetëm mbi Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, Sali Berisha është braktisur në heshtje nga Ilir Meta, aleati i tij kryesor në luftën kundër reformës në drejtësi dhe rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Distancimi i Metës nga Berisha, për llogari dhe interesat e tij politike, reflektohet në ndryshimin e qëndrimeve të Metës në raport me goditjes që po merr Sali Berisha, fillimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shpalljen ‘non grata’ dhe më pas nga ‘biri i tij politik’ Lulzim Basha, i cili e përjashtoi nga partia.

Në 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli vendimin për përfshirjen e Sali Berishës dhe të familjes së tij në listën e zezë për korrupsion madhor, shantazhim të drejtësisë dhe minim të demokracisë. Tre ditë më vonë, në 22 maj 2021, Ilir Meta mbajti një qëndrim të ashpër kundër SHBA dhe në mbrojtje të Berishës. Meta e konsideroi vendimin e shpalljes ‘non grata’ të Berishës si një “fletërrufe” e porositur sipas tij nga regjimi i kleptokracisë së Tiranës, për të mjegulluar manipulimin e zgjedhjeve.

Ndër të tjera Ilir Meta, në 22 maj shkruante se:

“Si President i Republikës së Shqipërisë ndjej përgjegjësinë e lartë të ndaj me Ju vlerësimin tim lidhur me “fletërrufenë” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër z. Sali Berisha, Presidentit të parë demokratik të vendit. Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik.

…ndjej përgjegjësinë të ndaj me secilin prej jush, mesazhin e solidaritetit, që i kam dërguar z. Sali Berisha dhe familjes së Tij ditën e enjte paradite, pas informacioneve, që mora nga burime të ndryshme dhe të besueshme: “Përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe solidaritet për Ju, Lilin dhe Familjen tuaj pas këtij akti të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër. Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë”.

Qëndrimi i Ilir Metës ishte shumë i ashpër në raport edhe me qëndrimin e Lulzim Bashës, i cili fillimisht i doli në mbrojtje Berishës. Qëndrimi luftarak i Metës kundër vendimit të DASH madje tejkalonte edhe vetë qëndrimin e Familjes Berisha.

Në 9 qershor të vitit 2021, Kuvendi i Shqipërisë vendosi të shkarkonte nga detyra Ilir Metën për shkeljen e mbi 20 neneve të Kushtetutës, por edhe për provokimin e cenimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, referuar sulmeve të tij para zgjedhjeve kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi i shkarkimit shkroi më pas për konfirmim ose jo në Gjykatën Kushtetuese, e cila ende nuk e ka përfshirë në axhendë këtë çështje.

Pas këtij mesazhi, Ilir Meta nisi të ndryshonte gradualisht qëndrim dhe strategjinë politike, duke u futur në konturet e një presidenti normal. Një kthesë e tillë politike u reflektua edhe me një distancim të tij gradual nga Sali Berisha, me të cilin u bashkua në fund të vitit 2017 për të rrëzuar qeverinë Rama II, kundër reformës në drejtësi dhe përfaqësive diplomatike të SHBA-BE në Tiranë.

Nëse para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Ilir Meta kishte deklaruar se do të jepte dorëheqjen nëse Edi Rama merrte 71 mandate, Meta dekretoi qeverinë Rama III pa asnjë rezistencë dhe si një president normal. Ndryshe nga Berisha, pretendimet e tij për zgjedhjet nisën të rralloheshin deri në shuarje. Meta ndërpreu gjithashtu sulmet kundër qeverisë dhe ndërkombëtarëve, të cilët para zgjedhjeve i akuzonte për komplote dhe veprimtari nga më të rëndat.

Distancimi i Metës nga Berisha u thekua më tej në 17 shtator 2021, ku nga Korça, Ilir Meta tregoi mungesë interesi për të komentuar përjashtimin e aleatit të tij Sali Berisha nga Partia Demokratike.

“Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla sepse nuk është kjo detyra ime, sigurisht që Berisha nuk mund të rri të them, doktori është si vera, sa më i vjetër aq dhe më tërheqës e demokrat bëhet”, tha Meta.

Nëse në 22 maj 2021, Meta jo vetëm komentonte, por mori në mbrojte Berishën duke sulmuar SHBA, në 17 shtator 2021, Meta nuk ka interes as të komentojë mbi goditjen politike që mori aleati i tij. Në 22 maj ai tregoi se si ishte solidarizuar me familjen Berisha, ndërsa 17 shtator bën shaka me fatin e aleatit të tij.

Mbetet për t’u parë nëse distancomi i Metës nga Berisha është i përkohshëm apo një lëvizje taktike politike që do të përfshijë edhe partinë e tij, Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila në zgjedhjet e 25 prillit 2021 preku fundin e saj politik, duke u asgjësuar pothuajse politikisht në 9 nga 12 qarqe. Provë për këtë do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për fatin e Ilir Metës si President.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA AKSION NË PUKË/ Vrasësi kapet duke kultivuar kanabis, vihen në pranga 5 persona
Previous article U AKSIDENTUA TË HËNËN NË MBRËMJE/ Ndahet nga jeta në spital 11-vjeçarja shqiptare në Padova (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT