• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pas ambasadorit Lu largohet edhe Vlahutin/ Kush është italiani që zëvendëson në Tiranë
Home
Shqipëri

Pas ambasadorit Lu largohet edhe Vlahutin/ Kush është italiani që zëvendëson në Tiranë

25 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Një italian do të përfaqësojë në Tiranë prezencën e Bashkimit Europian. Ai është Luigi Soreca, një zyrtar i rëndësishëm i komisionit Europian në Bruksel që pas pak kohësh do të lërë zyrën e tij për të ardhur në Tiranë.

Soreca do të zëvendësojë në këtë detyrë Romana Vlahutin, kroaten e kritikuar shumë së fundmi nga opozita.

Kush është Luigi Soreca

Soreca është Drejtor për Sigurinë në DG HOME.

Drejtoria e tij kontribuon në objektivin e Unionit për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

Ai dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e axhendës Evropane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, promovon bashkëpunimin në zbatimin e ligjit në nivel evropian, edhe me ndihmën e EUROPOL e CEPOL.

Drejtoria është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë, edhe me ndihmën e EMCDDA.

Falë përvojës në Çështjet Ndërkombëtare dhe Partneritetit të Lëvizjes, Luigi Soreca negocioi dhe përfundoi Partneritetin e Lëvizjes me Marokun e Tunizinë më 2012-2013 dhe ka qenë në krye të koordinimit të Dialogut për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda kuadrit të Partneritet Lindor dhe me Federatën Ruse.

Ai ishte përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e Përqasjes Globale për Migracionin dhe Lëvizjen (GAMM) si dhe për aspekte të tjerë ndërkombëtarë të migracionit.

 

Zoti Soreca ka dhënë leksione ligji në Universitetin L.U.I.S.S në Romë dhe ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Itaisë për gjashtë vjet para se të bashkohej me Komisionin më 1998. Ai flet rrjedhshëm italisht, frëngjisht, anglisht e spanjisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sulmuesi i njohur ju tregon shokëve: Po transferohem të Roma
Previous article Thomas Muller beson se Salah e meriton Topin e Artë para Ronaldos e Messit

Redaktor2

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT