“Kur të vjen e keqja, hapi derën”. Nuk mund ta dijmë nëse këtë shprehje të njohur shqiptare e ka ditur edhe Nazia Aham, francezja sharmante që humbi tragjikisht jetën në një aksident automobilistik me të fejuarin e saj shqiptar Fisnik Murataj, natën duke u zbardhur e diela në rrugën Fier Tepelenë, në Shqipëri. Të dy jetonin jashtë dhe kishin ardhur për një dasëm, e cila u kthye në mort.
E si të mos mjaftonte kjo zezonë, fati i keq po e ndjek francezen edhe tani pas vdekjes tragjike. Familjarët presin që ta marin nga morgu dhe ta rikthejnë trupin e saj në vendlindje, për ti bërë ceremonialin e nderimeve të fundit, por kjo për momentin duket e pamundur. Greva e shoqërive të fluturimeve ajrore, ka paralizuar aeroportet e Francës dhe mundësinë e transportimit të trupit të saj.
Aksidentit fatal
Francezja simpatike, që priste të bëhej shpejt nuse në një “derë” shqiptare, pasi ishte e fejuar me një djalë nga Mallakastra, por do të përcillet me arkivol në vendlindjen e saj.
Ky ishte fati tragjik që ndoqi 34 vjeçaren Nazia Aham, e cila vdiq dy netë më parë në një aksident fatal rrugor, kur makina me të cilën po udhëtonte sëbashku me të fejuarin Fisnik Murataj 32 vjeç dhe kushëririn e tij Agustinin 30 vjeç, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.
Kurse trupi i pajetë i vajzës, e fejuara e njërit prej viktima, Nazia Aham përmes aeroportit ndërkombëtar të Rinasit do të dërgohet në Francë.
Por, e gjitha kjo duket se do haset me parë me disa ngërçe. Sot u njoftua se dy prej linjave ajrore më të mëdha të Europës janë prekur nga greva, duke lënë në tokë qindra fluturime e duke prekur kështu me mijëra udhëtarë.
Anullimi i fluturimeve ajore
Të prekur në këtë mes janë edhe shqiptarët, pasi në Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit ishte parashikuar ardhja e një avioni nga Frankurti në Tiranë në orën 13:10, e më pas nisja e tij për kthim në Frankfurt në orën 13:50.
Njëkohësisht me të, edhe “Air France” ka anuluar një prej 4 fluturimeve të saj, pasi ekuipazhet e kësaj kompanie morën pjesë në grevë, në mbështetje të pretendimeve për rritjen me 6% të pagave.
Greva e shoqërive të fluturimeve ajrore në Francë pasoi një tjetër grevë të zhvilluar vetëm pak ditë më parë kundër qeverisë së Kryeministrit Macron, edhe nga punonjësit e transportit publik që kërkojnë gjithashtu rritje pagash.
Duket se fati i keq vijon ta ndjek Nazia-n edhe pas vdekjes tragjike. Sipas informacioneve, linjat do të zhbllokohen të mërkurën, pra nesër, që do te thotë se trupi i francezes do të qendrojë edhe për disa orë në vendin ku kishte adhur për një gëzim familjar.
AlpeNews.al



