• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS 9 VITESH PAUZË/ NASA dhe kompania e Elon Musk gati të bëjnë histori
Home
Teknologji

PAS 9 VITESH PAUZË/ NASA dhe kompania e Elon Musk gati të bëjnë histori

27 May, 2020 s.autor Teknologji

SpaceX, kompania e Elon Musk pritet që të hyjë në histori të mërkurën e 27 majit. Kompania e teknologjisë së kërkimit hapësinor nis sot misionin e parë me njerëz në bord.

Në bordin e raketës Falcon 9 do të jenë dy astronautë të NASA-s, Koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe Koloneli i Forcave Ajrore Bob Behnken, ndërsa ky mision i jep fund një pauze nëntë vjeçare të agjencisë hapësinore.

Bëhet fjalë për një fluturim test që quhet Demo-2, dhe pritet që të ngrihet toka amerikane për të orbitë rreth orës 4:33 të pasdites me orën lokale, (22:33 sipas kohës së Evropës Qendrore), që nga Qendra Hapësinore e NASA-s në Florida.

Për ata që janë kuriozë për të parë ngritjen e raketës nga toka, mund ta shihni ‘live’ në Space.com ose direkt nga uebsajti i vetë agjencisë hapësinore.

Presidenti Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence kanë në plan të shkojnë në Cape Canaveral për të parë nisjen.

Lëshimi i anijes do të varet nga moti. Parashikuesit thanë se ekziston 40 për qind mundësi që misioni të shtyhet për shkak të stuhive në Florida. Nëse kjo ndodh, një mundësi e dytë për lëshimin e Falcon 9 do të ishte pasditja e së shtunës.

Kur anija e hapësirës Atlantis u nis për herë të fundit nga Cape Canaveral më 8 korrik 2011, ajo drejtohej nga astronauti i NASA-s Doug Hurley. Tani gati një dekadë më vonë, Hurley është një nga dy pilotët e provës për anijen raketë krejt të re të prodhuar nga SpaceX për këtë fluturim.

Astronautët e NASA-s, Koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe Koloneli i Forcave Ajrore Bob Behnken janë shokë klase, miq, veteranë të eksplorimit të hapësirës, të martuar me veterane të hapësirës dhe kanë të dy djem të rinj.

Ata përdorin të njëjtën platformë lëshimi ku Atlantis mbylli programin e nisjeve në 2011, viti i fundit i lëshimit nga vendi i tyre për astronautët e NASA-s.

“Tetë vite e gjysëm, nëntë vite më vonë, shohim se jo vetëm jemi gati të fluturojmë mjetin e parë me ekuipazh drejt Stacionit Hapësinor, por kemi edhe ngazëllimin se mund të rikthehemi ndoshta në Hënë pas pak vitesh. Pasi ulëm anijen Atlantis në 2011, nuk do të kishim menduar kurrë se do ndodheshim këtu nëntë vite më vonë. Është shumë më mirë se ç’e kisha imagjinuar“, thotë Hurley.

Që atëherë, e vetmja mënyrë për të shkuar në stacionin hapësinor për astronautët ka qenë me raketa ruse të lëshuara nga Kazakistani. Hurley do të drejtojë nisjen dhe uljen, një detyrë e përshtatshme për pilotin e fluturimit të fundit të anijes hapësinore të NASA-s.

Behnken, një inxhinier mekanik me gjashtë shëtitje në hapësirë në biografinë e tij, do të mbikëqyrë kontaktin dhe uljen në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Hurley, 53 vjeç dhe Behnken, 49 vjeç, janë ekuipazhi i parë i pilotëve të NASA-s në dekada.

Hurley dhe Behnken janë martuar me kolege astronaute të NASA-s: Karen Nyberg dhe Megan McArthur. Secili çift ka nga një djalë, në moshën dhjetë dhe gjashtë vjeçare. Kapsula Dragon në bordin e raketës Falcon 9

Megjithëse kapsula e ekuipazhit Dragon dhe sistemi i saj i shpëtimit tashmë janë demonstruar në fluturime me manekinë, nuk ka ndonjë garanci. Në fluturimin hapësinor, kurrë nuk ekziston një gjë e tillë.

“Mendoj se janë kaq shumë faktorë teknikë dhe gjëra tek të cilat duhet të përqëndrohemi për t’u siguruar që do t’ia dalim mbanë, për vendin tonë në histori, apo qoftë edhe duke u përpjekur t’i vendosim emrat tanë në të njëjtat fjali si njerëzit që kanë qenë përpara nesh. Duket e parakohshme derisa ta kemi realizuar“, thotë Behnken.

Fluturimi i tyre shënon rikthimin e nisjes së astronautëve nga Shtetet e Bashkuara, si dhe të parin e këtij lloji nga një kompani private

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET NDJESHËM NUMRI I VIKTIMAVE NË ITLAI/ 117 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Previous article COVID-19/ Shikoni si përhapet koronavirus përmes të folurës në transportin publik (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT