• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS 4 VITESH MUNGESË/ Gledis Nano çel garën për gradat në Policinë e Shtetit, ftohen aplikime për 58 funksione
Home
Breaking News

PAS 4 VITESH MUNGESË/ Gledis Nano çel garën për gradat në Policinë e Shtetit, ftohen aplikime për 58 funksione

12 November, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas katër vitesh bllokim Gledis Nano hap konkursin për gradat “drejtues i parë” dhe “drejtues”. Ky proces ishte bllokuar dhe rikthehet pas 4 vitesh. Sipas dokumenteve të siguruar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com janë 58 funksione të cilët ftohen të interesuarit të aplikojnë për të fituar gradën.

Ky proces i hapë rrugë të rinjve e të rejave në Policinë e Shtetit për të bërë karrierë nëpërmjet meritokracisë. Aplikimet janë të hapura prej datës 30 nëntor dhe aplikimet do të pranohem deri më datë 18 dhjetor. Konkursi për gradën do të ketë 18 grada drejtues i parë dhe 40 grada drejtues.

Kriteret për kandidatët janë: Të ketë vlerësim të aftësive individuale të punës, jo më ulët se 70% të vlerësimit, gjatë kohës së qëndrimit në gradë; të jetë parashkruar masa disiplinore për shkelje të rëndë; të përmbushë kriterët për pozicionin e punës dhe të ketë përfunduar arsimin e lartë; të mos ketë filluar ndaj tij procedimi penal; të mos ketë procedim disiplinor etj.

Sipas ligjit për Policinë e Shtetit, çdo fillim viti është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ai që hap konkursin për gradat.

“Çdo vit evidentohen nevojat për çdo gradë për vitin pasardhës. Drejtori i Policisë së Shtetit, në varësi të nevojave dhe prioriteteve, miraton urdhrin për fillimin e fazës së aplikimeve për fitimin e gradës respektive. Fitimi i gradës bëhet vetëm për të plotësuar vendet e lira për çdo gradë dhe vetëm për gradën pasardhëse”, thotë ligji.

Kujtojmë se pak muaj më parë, pas më shumë se një dekade Gjykata e Lartë hoqi përfundimisht praktikën e fitimit të gradave në policinë e shtetit, nga nënkomisar deri në nivelin Drejtues i Parë, me vendime gjykate. Sipas Gjykatës së Lartë, askush nuk mund të fitojë një gradë pa ju nënshtruar më parë konkursit me komisionin e ngritur nga policia e shtetit.

Sipas pikës 66 të vendimit thuhet: “Në vijim të përfundimit njësues Kolegji vlerëson se plotësimi i kriterit të ushtrimit të funksionit të kërkuar për gradën e pretenduar dhe vjetërsisë në gradë, nuk mund të sjell përfitimin gjyqësisht të gradës policore të pretenduar, pa iu nënshtruar procedurës së konkurrimit vlerësues nga komisioni i gradimit, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 108/2014”.

Prej kohësh gradat në policinë e shtetit fitoheshin me konkurs dhe praktikë gjyqësorë, ndërsa nga kjo e hënë, 2 gusht 2021, askush nuk mund të fitojë më një gradë në polici pa konkurs./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MIJËRA REFUGJATË..."/ Al Jazeera: Çfarë duhet të dini për krizën e emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi
Previous article BOTËRORI 2022/ Pas një goditje nga këndi, Kane ndëshkon me një gjysmëroveshat Shqipëritë (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë Aktualitet

"DORËHEQJE"/ Studentë dhe pedagogë protestë para Ministrisë së Arsimit, thirrje kundër qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT