• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PAS 31 VITESH/ Mundësi për restaurimin e Kishës së Shën Kollit në Elbasan
Home
Kulturë

PAS 31 VITESH/ Mundësi për restaurimin e Kishës së Shën Kollit në Elbasan

10 June, 2019 k.autor Kulturë

Kisha e Shën Kollit, në fshatin Shelçan të Elbasanit pritet që t’i nënshtrohet restaurimit pas evidentimit dhe dokumentimit të problematikave nga ana e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Mitropoliti  i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Andon Merdani shprehet se është miratuar një fond për rrugën drejt kishës dhe pritet edhe një fond për restaurimin e saj.

Andon Merdani: Shpresojmë që të sigurohen fondet për shkak të vlerave që ka kjo kishë. Nga ana e bashkisë na kanë premtuar se është miratuar një fond për të rregulluar rrugën nga rruga kryesore deri në kishë për shkak se është e vështirë.

Nga ndërtesa e vjetër në këtë Kishë, më e rëndësishme mbetet veshja e brendshme me afresket e piktorëve të mesjetës Onufri dhe Kostandin Shpataraku.

Kisha e Shën Kollit në Shelçan përbën një nga tipologjitë e para ndërtimore të arkitekturës pasbizantine në Shqipëri dhe riparimi i fundit është bërë në vitin 1988 ku u bë restaurimi i gungës dhe  hajatit, por mbeti pa rindërtuar këmbanorja.

Filip Bërdufi: Riparimi i kësaj kishe sjell një vlerë të jashtëzakonshme, të papërsëritëshme që do vizitohet nga shumë turistë jo vetëm vendas, por edhe të huaj që do interesohen jo vetëm për jetën kishtare, jo vetëm për pikturat, për kishat, por edhe për jetën që bën kjo popullsi këtu.

Kisha e Shën Kollit vazhdon të konsiderohet si një ‘perlë’ e ardhur nga lashtësia dhe që duhet mbrojtur nga çdo dëmtim.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM JAPRAKË/ Gjethet e rrushit qenkan një depozitë e vërtetë vlerash ushqyese
Previous article PËR HERË TË PARË/ Xhemi Shehu rrëfen fiksimin e saj me bestytnitë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT