• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS 30 VITEVE NË DETYRË/ Jep dorëheqjen presidenti i Kazakistanit, ja kush do e zëvendësojë
Home
Nderkombetare

PAS 30 VITEVE NË DETYRË/ Jep dorëheqjen presidenti i Kazakistanit, ja kush do e zëvendësojë

19 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, ka dhënë dorëheqje pas afro 30 vjetëve në detyrë, por do të vazhdojë të kryesojë partinë në pushtet si dhe do të mbajë postin e tij si kryetar i Këshillit të Sigurisë.

“Unë kam vendosur të përfundoj detyrën time si president”, tha Nazarbaev në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

“Populli më dha mundësinë që të jem presidenti i parë i një Kazakistani të pavarur” tha Nazarbaev, 78 vjeç, i cili ka drejtuar vendin e pasur me energji që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitit 1991.

Ai tha se, tani për tani, drejtuesi i dhomës së lartë të parlamentit , Qasym-Zhomart Toqaev, do të mbajë autoritetin presidencial.

Nazarbaev deklaroi se do të mbetet në krye të partisë në pushtet, Nur Otan, si dhe do të qëndrojë si kryetar i Këshillit të Sigurisë.

Kjo detyrë mund t’ia lejojë atij të mbajë një pjesë të madhe të pushtetit.

Në korrik të vitit 2018, statusi i Këshillit të Sigurisë së Kazakistanit u ndryshua nga një institucion këshilldhënës në atë kushtetues, duke rritur autoritetin e tij dhe Nazarbaev u bë kryetar me një mandat të përjetshëm.

Ky veprim u vlerësua si shenjë se Nazarbaev do përpiqet të mbajë pushtetin edhe nëse jep dorëheqjen si president.

Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe kritikët thonë se Nazarbaev ka shtypur vazhdimisht zërat kundërshtues, ka zgjatur periudhën e tij në detyrën e presidentit përmes votave ose referendumeve jodemokratike si dhe ka përdorur instrumentet e pushtetit për të neutralizuar kundërshtarët potencialë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANËTARËSIMI NË BE/ Maqedonia e Veriut në qershor pret nisjen e bisedimeve
Previous article JANË TRE APO KATËR?! Ku "përfundoi" sot Ervin Mata, i akuzuari për ngjarjen në bllok

k.autor

Postime të ngjashme

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries Botë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll Botë

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT