• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PAS 30 VITESH/ Çmimi arrin në 50 lekë për kilogram. Lufta shtrenjton grurin shqiptar
Home
Ekonomi

PAS 30 VITESH/ Çmimi arrin në 50 lekë për kilogram. Lufta shtrenjton grurin shqiptar

11 July, 2022 s.autor Ekonomi

Miliona ton grurë prej muajsh janë bllokuar në portet e Ukrainës që nga nisja e pushtimit rus.

Lufta midis dy vendeve solli rritjen e çmimit të drithërave në të gjithë botën. Pas tre dekadash në Shqipëri, çmimi i grurit u rrit me 20 lekë për kilogram.

“Pas 30 vitesh është rritur çmimi i grurit. Vitet e e kaluara e kemi shitur me 30 lekë për kilogram, ndërsa kësaj herë 50 lekë për kilogram, por kjo nuk do të thotë se ne si fermerë fitojmë më shumë, duke pas parasysh se janë rritur shumë shpenzimet e imputeve bujqësore“, shprehet fermeri Ilir Cara.

Ilir Cara, nga fshati Jubë i Durrësit, në një sipërfaqe prej 10 hektarësh ka mbjellë grurë dhe misër. Me shpresën se çmimi i grurit do të ndryshoj sërish për mirë, Iliri preferoi që kësaj herë të mos e shesë të gjithë sasinë grurit.

“Grurin nuk e kemi shitur të gjithë, kemi shitur një pjesë sa për të likujduar ato borxhe që kem pas tek plehrat kimike, sepse nuk ka as interes dhe as çmim“, shprehet ai.

Ndërkohë që kostot e prodhimit të drithërave janë rritur, fitimi edhe kësaj here mbetet i pakët. Shpresa e Ilirit është që çmimi të ndryshojë sërish, por kësaj herë në favor të fermerit.

“Çmimi ideal do të ishte tek 65 mijë lek kuintali grurit që të dalim disi të kënaqur që të mbjellim vitin tjetër“, shton Cara.

Iliri dhe kolegët e tij këtë vit do të fitonin më tepër para nëse nafta pa taksa do të shkonte tek fermerët para sezonit të korrjes.

“Për grurin ne  e kemi futur autokombanjën atëherë kur nafta ishte 260 lekë.”

Për të ulur kostot e prodhimit të drithërave, sipas fermeri Ministria e Bujqësisë naftën pa taksa duhet ta shpërndaje tek fermerit para ardhjes së pranverës.

“Koha ideale për naftën do të ishte në fund të shkurtit, pranvera ka fushatë të madhe plugim, frezim, mbjellje, plehrat kimike që do blihen për grurin, elbin tërshërën. “

Në vendin tonë shtohet numri i serave me perime, dhe tkurret sipërfaqe e të mbjellave me drithëra, sepse fabrikat e miellit kërkojnë që grurin e fermerit shqiptarë ta blejnë më lirë se sa grurin e fermerëve nga Rusia dhe Serbia./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO TRONDITËSE NGA KORÇA/ E mitura del para makinës dhe i kërkon shoferit ta shtypë
Previous article "JAM DEFORMUAR DUKE PUNUAR..."/ Fifi hap zemrën: Kam shumë plagë...

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT