• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS 3 “DËSHTIMESH” TË BREXIT/ May i reziston nismës kundër lidershipit të saj
Home
Nderkombetare

PAS 3 “DËSHTIMESH” TË BREXIT/ May i reziston nismës kundër lidershipit të saj

25 April, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Një organ ekzekutiv i konservatorëve anglezë nuk ka lejuar ndryshimin e statutit të partisë, duke hedhur poshtë propozimet e disa deputetëve rebelë që kërkonin të sfidonin lidershipin aktual, Tereza Mej. Figura të larta të partisë megjithatë i kërkuar kryeministres Mej që të bëjë të ditur afatin kur mendon të heqë dorë nga drejtimi i qeverisë pasi shumë anëtarë të partisë janë të pakënaqur me të.

Kryeministrja angleze Tereza Mej i ka mbijetuar një përpjekje të kolegëve konservatorë për ta larguar atë nga pushteti në pak javë.

Komisioni ekzekutiv i partisë qeverisëse vendosi të mërkurën me nëntë vota pro dhe shtatë kundër që shefja e qeverisë të mos i nënshtrohet votës së mosbesimit deri në muajin dhjetor.

Kryeministrja Mej arriti t’i bëjë ballë një nisme të tillë fundvitin e kaluar, kur marrëveshja e saj për Brexit u hodh poshtë nga parlamenti. Statuti i partisë parashikon që një mocion mosbesimi ndaj kryetarit të qeverisë mund të realizohet vetëm një herë në vit, por disa anëtarë rebelë të partisë së fundmi kishin propozuar që kjo periudhë të shkurtohet me gjashtë muaj më herët.

Pas debateve që nisin në fillim të javës, figurat e larta konservatore nuk ngurruan të shprehin rezerva për aftësitë drejtuese të udhëheqëses së tyre dhe mënyrën si e ka menaxhuar procesin Brexit.

Ata kërkuan që kryeministrja Mej t’u parashtrojë kolegëve të saj një afat më të qartë kohor se kur mendon të largohet.

Më herët shefja e qeverisë ka thënë se do të heqë dorë nga drejtimi i qeverisë sapo parlamenti të ratifikojë marrëveshjen që e shkëput vendin nga Bashkimi Europian.

Deri tani kjo marrëveshje është kundërshtuar tri herë nga deputetët.

Shumë konservatorë mendojnë se ngërçi aktual rreth Brexit mund të kalohet vetëm me një lider të ri në qeveri përpara muajit tetor, që do të bënte të mundur daljen edhe pa marrëveshje nga BE-ja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DISFATA NË "KUPËN E ITALISË"/ Ja sa miliona euro ka humbur Milani në rast se do të fitonin
Previous article "SHQIPTARI MBRETI I GRABITËSVE"/ Jeta e dyfishtë e një njeriu me varësi. Për miqtë, ai ishte "baba krenar". Për viktimat... (FOTO+VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë Botë

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit Botë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT