Me rrëzimin e sistemit të diktaturës në vitet ’90 pati një emigracion të dendurtë shqiptarëve drejt vendeve të tjera dhe kryesisht tek ato fqinje. Migrimete post komunzmit përbëjnë edhe një nga migrimet më të dendura në historinë shqiptare.
Italia ka qenë një nga destinacionet më të frekuentuar, ku shumica e shqiptarëve u dyndën drejt qyteteve të saj.
Një nga këto qytete ishte edhe Asti, ku për migrimin e shqiptarëve drejt tij, “La Stampa” italianw nw njw artikull të sajin që mbështetet në një dokumentar të shfaqur në televizionin “Spazio Kor” ndër të tjera shkruan: Kanë kaluar 28 vite nga ardhja e shqiptarëve në Asti. Një histori që vazhdon me ata që kanë ardhur si dhe me gjeneratat e reja.
Artikulli i plotë:
Kanë kaluar 28 vite nga ardhja e shqiptarëve në Asti. Një histori që vazhdon me ata që kanë ardhur si dhe me gjeneratat e reja.
Dokumentari “7 mars 1991” i prodhuar nga Fondacioni “Giovanni Goria” u paraqit mbrëmjen e djeshme në televizionin “Spazio Kor”.
Në të pati dëshmitarë të shumtë, ku në total dokumentari përfshiu 9 intervista duke përshirë dy aspekte kryesore të tematikës , ata që zgjodhen Astin si destinacion për të jetuar si dhe ata që përballuan dyndjet e shumta të emigrantëve sin ë nivel local ashtu edhe në nivel kombëtar.
Giorgio Galvagno, kryebashkiaku i Astit në vitin 1991 ishte pjesë e dokumentarit.
Gjithashtu një rol të rëndësishëm kishin edhe opinionet e fëmijëve që kanë lindur në Asti dhe tashmë e kosiderojnë atë si qytetin e tyre.
Në dokumentar u paraqit edhe dëshira e zjarrtë që kishin shqiptarët aso kohe për tu larguar nga vendi i tyre si dhe sakrificat që ata bënë për të qëndruar në vendet ku emigruan.
Përktheu: AlpeNews.al