• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS “184”/ Krimet e Rënda transferojnë një tjetër dosje të bujshme, Orest Sota nga korriku hetohet në Prokurorinë e Elbasanit
Home
Breaking News

PAS “184”/ Krimet e Rënda transferojnë një tjetër dosje të bujshme, Orest Sota nga korriku hetohet në Prokurorinë e Elbasanit

1 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një tjetër dosje e bujshme është transferuar nga Krimet e Rënda. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno raporton se pas dosjes 184 që i kaloi Prokurorisë së Dibrës, tashmë Krimet e Rënda kanë shpallur mos kompetencë edhe për dosjen e biznesmenit Orest Sota, duke bërë që dosja t’i kalojë Prokurorisë së Elbasanit. Ashtu si në rastin e dosjes 184, edhe për transferimin e kësaj dosje argumenti është i njëjtë, “veprat penale të kryera në këtë dosje nuk janë në kuadër të grupit të strukturat kriminal”, duke shpallur moskompetencë për hetimin e mëtejshëm të dosjes.

Akuzat që çuan dosjen e Orest Sotës në Prokurorinë e Elbasanit, janë ‘drejtim i mjetit pa dëshmi aftësie’, ‘pastrimit të parave’ , ‘fshehjes së të ardhurave’, si dhe ‘mos bindje të urdhrit të policisë’. Ai u arrestua në Elbasan në vitin 2017 ku në makinën e tij u gjetën një shumë prej 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. megjithatë dosja e Orest Sotës është e ndarë nga ajo e ish-ministrit Tahiri.

Report Tv mëson se vendimi për të shpallur mos kompetencën tek Krimet e Rënda është firmosur nga Prokurorët, Vladimir Mara dhe Dritan Preçi. Ndërsa në Elbasan pritet që dosja të hetohet nga Prokurorja Erida Kokonozi. Vendimi për kalimin e kësaj çështje është marrë që në muajin korrik dhe po në këtë muaj ka kaluar në Prokurorinë e Elbasanit për hetim të mëtejshëm.

Orest Sota u arrestua në Elbasan në vitin 2017 ku në makinën e tij u gjetën një shumë prej 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshonin se shuma prej 863 mijë euro është e ish-ministrit, por avokati i biznesmenit në atë kohë u shpreh se shuma ishte nga kursimet e Lefter Sotës dhe do të dërgohej te Kurum si garanci për një sasi të madhe hekuri.

Pasi u mbajt dy muaj në paraburgim, për t’u hetuar, Orest Sota u la i lirë ditën e ditëlindjes, me detyrimin për t’u paraqitur pranë organeve të hetimit dy herë në muaj. Gjyqtarët e Apelit për Krimet e Rënda, Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Fehmi Petku, pranuan ndryshimin e masës përballë garancisë pasurore prej 5 milionë lekë të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË HISTORI SUKSESI/ Njihuni me 13-vjeçarin shqiptar që po mahnit Belgjikën
Previous article "E KEMI SKEMËN GATI..."/ Veliaj: Marrëveshje me bankat për të fuqizuar kartat e studentit

F.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT