Një të dënuari në burgun 302 në Tiranë dhe 3 të tjerëve në burgun e Fushë-Krujës u është marrë tamponi pas dyshimeve se mund të jenë prekur nga COVID-19. Sipas burimeve tamponët janë marrë ditën e sotme dhe janë në pritje të rezultatit të tyre.
Gjatë ditës së sotme, në raportimin në lidhje me informimin e gjendjes në Shqipëri për COVID-19, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 13 raste pozitive në burgun 313 në Tiranë.


