• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PARUKIERJA ME TRE MESHKUJ NË SHTËPI”/ Burri interesohet nga Gjermania për vrasjen e ish të dashurit të gruas
Home
Breaking News

“PARUKIERJA ME TRE MESHKUJ NË SHTËPI”/ Burri interesohet nga Gjermania për vrasjen e ish të dashurit të gruas

10 October, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Krimi i rëndë për xhelozi që ndodhi në Kavajë ka tronditur mbarë opinionin publik. Dritan Haxholli, i cili hyri me forcë në banesën e ish të dashurës së tij, Marsida Qatja, mbeti i vrarë në vend nga polici i burgjeve Bledar Toçi.

Nga hetimet rezulton se Marsida Qatja është e martuar dhe me fëmijë. Bashkëshorti i saj ndodhet në Gjermani. Mësohet se burri i 30-vjeçares po vuan dënimin me burg në shtetin gjerman për drogë. Për ngjarjen e rëndë, është interesuar nga Gjermania vetë bashkëshorti i Marsida Qatja.

Nga burgu, ai ka kërkuar të mësojë se çfarë ka ndodhur me gruan dhe tre fëmijët e tij në banesën ku ndodhi krimi. Përmes një të afërmi të tij në Kavajë, i cili kishte shkuar në banesën e Marsida Qatja, kishte kërkuar t’i dërgonte fotografi në rrjetet sociale për të parë situatën e krijuar. Sikurse duket edhe nga pamjet brenda banesës të siguruar nga tvklan.al, grila e derës së ballkonit nga ku kishte hyrë Dritan Hoxholli është e thyer, pllakat me gjak dhe sende të hedhura përtokë.

Sipas dëshmisë së Marsida Qatjas në polici, ish i dashuri Dritan Haxholli kishte shkuar në banesën e saj rreth orës 00:45 i armatosur me kallashnikov. Ai kishte hyrë me forcë nga dera e ballkonit duke thyer grilën. E frikësuar nga prania e Haxhollit, i cili e kishte telefonuar para se të shkonte, 30-vjeçarja njoftoi mikun e saj polic të burgut të Durrësit Bledar Toçin. Ky i fundit, si dhe dy komshinj të saj, kishin shkuar në banesën e kësaj të fundit për ta mbështetur.

Kur nga ballkoni hyri me forcë ish i dashuri Dritan Haxholli, aty u ndesh me policin Toçi. Pas debateve verbale, Haxholli qëlloi me kallashnikov policin duke e lënë të plagosur. Nga ana tjetër, Bledar Toçi u kundërpërgjigj duke e qëlluar me 4 plumba pistolete. Dritan Haxholli humbi jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, Bledar Toçi ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është arrestuar nga policia për vrasje me dashje. Zyrtarisht Policia e Kavajës ka thënë se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO TË NA FALENDERONI/ Libra të frikshëm që duhet të lexoni para Halloween-it
Previous article ''TESTI I ABETARES''/ Bieta Sulo mëson të ftuarit në emision si të shkruajnë H-në e madhe të shtypit (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

GODITEN DY RASTE PROSTITUCIONI NË TIRANË/ Arrestohen 3 shtetase të huaja Aktualitet

GODITEN DY RASTE PROSTITUCIONI NË TIRANË/ Arrestohen 3 shtetase të huaja

VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë Aktualitet

VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit Aktualitet

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT