Zv.kryeministri Erion Braçe, pas fitores së Partizanit ditën e djeshme ndaj Kastriotit, ka postuar në “Instagram” në apel për të gjithë personat që sipas tij e kanë marrë me lehtësi ligjin kundër lojërave të fatit.
Zv.Kryeministri njihet edhe si një tifoz i të kuqve nga kryeqyteti. “Partizani marshon. Të shtrydh, të lodh, të mposht”, shkruante Braçe. Njëkohësisht ai nuk harron as të përmend sponsorin e Kastriotit, që ishte një kompani bastesh.
“Nderkohe me duhet te perseris nje mesazh: kush e ka marre lehte ligjin per mbylljen e moslejimin e Lojrave te Fatit ne kete vend ben gabim te madh! Po i ben dem kolosal vetes! Ndaleni reklamimin se sankaionet do jene kostoja shtese mes halleve qe keni!”, thekson ai.
Pas këtij postimi të bërë 13 orë më parë, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht administratorin e ekipit të Kastriotit, Gazmend Vogli.
“PARTIZANI MARSHON! Te shtrydh, te lodh, te mposht, FITON
Te gjithe super super, nga Albani tek Trashi, Belica, Rexhepi, Atanda, Labi patjeter, Bruno, sa mire Kristi, Mala, Asani, Bardhi, Mensah, Hebaj, Duka etj.
Bravo cuna, bravooooooo! Fuqi e Kuqe!
Tani ne ndeshje por jashte gares; Shihini pak bluzat e Kastriotit! Kjo 138.com cfare eshte? Kompani guroresh? Apo cimentoje? Nuk besoj! Kaq per kete here.
Nderkohe me duhet te perseris nje mesazh: kush e ka marre lehte ligjin per mbylljen e moslejimin e Lojrave te Fatit ne kete vend ben gabim te madh! Po i ben dem kolosal vetes! Ndaleni reklamimin se sankaionet do jene kostoja shtese mes halleve qe keni!”, shkruan ai.


