Do të luhet në “Selman Stërmasi” kryendeshja e javës së 12-të mes Partizanit dhe Skënderbeut. “Demat e kuq” që në këtë sfidë do të drejtohen nga trajneri i dytë, Klevis Dalipi, për shkak të dënimit të Sulejman Starovës, vijnë pas fitores në transfertë ndaj Kukësit, dhe do të kërkojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive, për të rikuperuar disi diferencën e madhe të pikëve me kryesuesit.
Nga ana tjetër, Skënderbeu i Ilir Dajës, barazoi në javën e kaluar në shtëpi ndaj Kamzës, ndërsa ditën e enjte arriti një fitore madhështore në Ligën e Europës ndaj Dinamos së Kievit. Korçarët do të kërkojnë maksimumin në sfidën e sotme për të mos e ngushtuar diferencën +8 nga Kukësi.
PARTIZANI – SKENDERBEU ORA 17:00
Partizani: Hoxha, Ibrahimi,Atanda, Malota, Kalari, Batha, Vila, Asani, Trashi, Progni, Bardhi. Trajner: Klevis Dalipi
Skënderbeu: Shehi, Taku, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Osmani, Lilaj, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja
Gjyqtar: Eldorjan Hamiti



