Partizani ka fituar me rezultat minimal 1-0 përballë Teutës me golin e kapitenit Batha, i cili u shënua në limitet e mbarimit të ndeshjes, në minutën e 94.
Partizani dhe Teuta zhvilluan në “Selman Stërmasi”, sfidën e javës së 14-të. Të dyja ekipet vijnë nga periudha të vështira, dhe të kuqtë do të kërkojnë patjetër fitoren, ndërsa edhe Teuta në nevojë për pikë, nuk mundi të merrte më shumë nga kjo transfertë.
Ndeshja nisi me 11 minuta vonesë për shkak se tifozët e Partizanit nuk po lejoheshin të futeshin në stadium. Në fushë ka zbritur edhe drejtori sportiv i Partizani, Olsi Rama për ta zgjidhur këte problem. E gjithë pergjegjësia bie mbi klubin vendas, i cili duhet t’i kishte lajmëruar tifozët, për tu pajisur me kartat e identitetit. Me rregullore ndeshja duhet të kishte filluar në orarin e përcaktuar, gjithsesi delegati Plarent Kotherja ka toleruar, duke pritur deri sa situata të normalizohej.


