• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARTIA SOCIALISTE: Të shkarkohet Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve/ Ja shkaku i fortë
Home
Shqipëri

PARTIA SOCIALISTE: Të shkarkohet Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve/ Ja shkaku i fortë

12 November, 2017 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Partia Socialiste ka deklaruar nëpërmjet Taulant Ballës, kreut të Grupit Parlamentar dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS se do të nisë procedurat për shkarkimin e Kryetarit të KQZ. Shkak rasti i Kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës. Gjykata Italiane ka konfirmuar dënimin e Agron Kapllanaj. Zguri e fshehu dhe e arkivoi pa e shqyrtuar në KQZ vendimin,- tha PS.

Postimi i plotë i Taulant Ballës në facebook-un e tij zyrtar:

Asnjë funksionar publik që shkel ligjin nuk mund të vazhdojë më të qëndrojë në atë detyrë. Është detyrimi i Kuvendit të Shqipërisë që menjëherë të fillojë procedurat për shkarkimin e zotit Klement Zguri nga detyra e Kryetarit të KQZ, për shkelje të rëndë të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë këtyre ditëve mbarë opinioni publik është njohur me faktin se edhe pse Prokuroria dhe Gjykata italiane i kanë konfirmuar Prokurorisë shqiptare dhe KQZ dënimin me dy vite burg “për vjedhje”…” të Agron Faslli Kapllanaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, i zgjedhur me mbështetjen e Partisë Demokratike dhe për pasojë “përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar nga neni nenin 2, pika 1, gërma c) të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Mbarë opinioni publik u njoh edhe me faktin se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri me paramendim vendosi të fshehë dhe të arkivojë pa e shqyrtuar në KQZ vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin deklarues Agron Faslli Kapllanajn.

Jemi në kushtet kur është mëse e qartë se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit dhe përmes veprimeve e mosveprimeve të tij i shtyu sa mundi jetën politike një të zgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm e vetëm sepse është i të njëjtit krah politik me të dhe i ndikuar nga urdhërat politike. Shembull konkret dhe i patolerueshëm i njëanshmërisë së verbër politike dhe mungesës së profesionalizmit.

Vlerësimi individual që Klement Zguri i ka bërë çështjes në fjalë nga pozita e drejtuesit të KQZ është shkelje e hapur e ligjit nga ana e tij. Duhej të ishte Komisioni si organ kolegjial dhe jo Kryetari si individ struktura që duhej të shqyrtonte (maksimalisht brenda 10 ditëve, sipas ligjit) në mbledhje publike rezultatet e vendimit të Prokurorisë.

Vendimi individual i Klement Zguri, për të mos e thirrur mbledhjen e KQZ dhe për ta arkivuar vendimin e Sektorit të Verifikimit të Integritetit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, i cili pranon literalisht se subjekti deklarues Agron Faslli Kapllanaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, i zgjedhur me mbështetjen e Partisë Demokratike “përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar nga neni nenin 2, pika 1, gërma c) të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” është marrje e kompetencës kolegjiale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe në kundërshtim flagrant me nenin 5, pika 4, gërma “a”; nenin 10; nenin 15, pikat 3 e 4 të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe Kreun III, pikat 12, 13, e 14 të Vendimit nr.17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në Ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike””.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Luhen sot 10 ndeshje në Kategorinë e Dytë, ja përballjet dhe oraret
Previous article Krimet e Rënda: Arrest në burg pa afat për gjyqtarin SHKELQIM MIRI. Vendimi

Redaktor1

Postime të ngjashme

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’ Aktualitet

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë Aktualitet

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT