• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARTIA E TIJ ISHTE KUNDËR KORRUPSIONIT/ Kiril Petkov zgjidhet kryeministër i Bullgarisë
Home
Nderkombetare

PARTIA E TIJ ISHTE KUNDËR KORRUPSIONIT/ Kiril Petkov zgjidhet kryeministër i Bullgarisë

13 December, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Parlamenti i Bullgarisë ka konfirmuar Kiril Petkovin në postin e kryeministrit, pasi partia e tij kundër korrupsionit, Ne vazhdojmë ndryshimin, arriti marrëveshje koalicioni me tri fraksione të tjera.

Në Parlament, 134 ligjvënës votuan për zgjedhjen e Petkovit, ndërkaq 104 vota ishin kundër. Tani parlamenti voton për strukturën dhe kompozicionin e Qeverisë së propozuar.

Kjo është Qeveria e parë e rregullt që prej se Qeveria e kryeministrit, Boyko Borisov u rrëzua në prill, për shkak të zemërimit të publikut lidhur me korrupsionin. Ne vazhdojmë ndryshimin fitoi në zgjedhjet e mbajtura në nëntor, por dështoi që të siguronte shumicën. Kjo parti, më 10 dhjetor arriti marrëveshje koalicioni me Partinë Socialiste, me partinë Ka një popull të tillë dhe me Demokratët e Bullgarisë, një parti liberale kundër korrupsionit.

Më 11 dhjetor, presidenti bullgar, Rumen Radev, e mandatoi Petkovin për ta formuar Qeverinë e re. Petkov më pas prezantoi emrat e Qeverisë së tij dhe njoftoi se motoja e Qeverisë do të jetë “zero tolerancë kundër korrupsionit”.

Në zgjedhjet e 14 nëntorit, Ne vazhdojmë ndryshimin fitoi 67 ulëse në Parlamentin prej 240 vendesh, ndërkaq partia e ish-kryeministrit Borisov, partia GERB fitoi 59 ulëse.

Edhe pesë parti të tjera kanë hyrë në parlament, përfshirë partinë turke, MRF që ka fituar 34 ulëse, pasuar nga Socialistët me 26 deputetë, pasuar nga Ka një popull të tillë me 25 ulëse dhe Demoraktët me 16 ulëse. Po ashtu, partia pro-ruse, Vazrazhdane ka 13 deputetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MISS UNIVERS 2021"/ 21-vjeçarja nga India fiton kurorën e më të bukurës
Previous article LONDËR/ Xhaçka takim me homologë të rajonit: Ballkani i Hapur, nismë gjithëpërfshirëse

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT