• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PARTIA E METËS, INSTITUCION KORRUPSIONI”/ Gjiknuri: Ai e mendon Vlorën si fuçi baruti
Home
Zgjedhjet 2021

“PARTIA E METËS, INSTITUCION KORRUPSIONI”/ Gjiknuri: Ai e mendon Vlorën si fuçi baruti

17 April, 2021 s.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidatët për deputete Pranvera Resulaj, Teuta Ramaj dhe Laura Ferhati zhvilloi një takim me banorë të rajonit nr.3 konsideruar si “zemra e qytetit të Vlorës”.

Gjiknuri theksoi se opozita në qytet nuk ja doli të krijojë frymë urrejtjeje, ndaj së fundi po udhëhiqet nga Meta. Ai u bëri thirrje vlonjatëve ta përdorin votën si referendum për të dhënë mesazhin se Vlora është vetëm pro zhvillimit.

“Dilni, mos e humbni këtë shans. Duke zgjedhur Partinë Socialiste dhe mirëqenia vjen duke u rritur. Prova që kemi dhënë në këto vite, janë garancia jonë në të ardhmen. Krahu tjetër nuk ofron asgjë, riciklohen të njëjtat figura, riciklohen të njëjtat premtime dhe pa asnjë provë se çfarë kanë bërë në të kaluarën. Ndaj, nuk kanë asnjë arsye pse të kërkojnë votë këtu.

Mos u gënjeni nga premtimet e tyre boshe! Lulzim Basha e provoi kur ishte edhe në bashki. Ne kemi bërë zgjedhjen tonë”, nënvizoi Gjiknuri.

Më tej ai u ndal tek Presidenti Meta dhe roli që ai ka marrë përsipër të luajë në këtë fushatë zgjedhore.

“Pasi nuk ja doli dot kjo opozita e Vlorës, tani na sollën përforcime nga Tirana. Erdhi Presidenti, ngriti shtatmadhërinë e tij këtu dhe tha se do të shpëtojë Vlorën nga korrupsioni dhe nga krimi zgjedhor.

Qëllimi i vërtet dihet, pasi partia e tij është për mua institucioni i korrupsionit zgjedhor. Sa herë është provuar ndonjë i kapur gjithnjë del i LSI-së dhe na akuzojnë ne pastaj. Erdhi zotëria tani dhe filloi me përçarje dhe me thirrje vëllavrasëse.

Ai e mendon Vlorën sikur Vlora është një fuçi baruti, sikur do t’i hedhë shkrepësen dhe vlonjatët do të shpërthejnë! Na shikojnë ne sikur jemi tipa sanguin e mezi presim Ilir Metën të dalim dhe të hedhin në det kuislingët. Çfarë do të thotë ai me erdha unë me çeta nga Skrapari?! Ne jemi mikpritës, dimë ta respektojmë mikun, e vëmë aty në qoshe dhe askush nuk ka të drejtë të na tregojë ne sesi do të bëjmë fushatë, si do komunikojmë me qytetarët apo të na thuash ti sesi duhet të votojnë vlonjatët. Nëse je vërtet lider i opozitës, dil këtu, jo si President. Në fakt, ai është lideri i opozitës dhe kur të shkoni të votoni, imagjinoni dhe atë Ilir Metën.

Ky është një shans të bëjmë referendum vlonjatshe, e kërkoj referendumin Presidenti para ca kohësh. Le ta fillojë referendumin në Vlorë. Nr 12 është referendum edhe për ta. Ai është modeli atyre, ne jemi modeli i së ardhmes, ne duam zhvillimin, duam paqen dhe në 25 Prill në do ta tregojmë më votë!”, theksoi Gjiknuri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË/ Nusja braktis burrin pas 2 muajsh martesë, krushqit i kërkojnë 3 milion lekë të atit. Ja ARSYEJA
Previous article "ME KLAS ËSHTË AI..."/ Saimiri reagon për herë të parë pas fjalëve për ndarjen nga Meri (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT