Ka nisur konferenca për shtyp nga selia e Partisë Demokratike.
Siç u paralamjërua në njoftimin e shpërndarë për mediat, partia demokratike: “Ne seline e PD do te mbahet nje konference shume e rendesishme, ku do te publikohen dokumenta ekskluzive”.
Në deklaratën për media përmendet emri i ministrit Fatmir Xhafaj, ku thuhet se vëllai i ministrit Agron Xhafaj është i dënuar me vendim gjykate në Itali, por që nuk ka bërë asnjë ditë burg.
PD publikon dosjen e plotë të dënimit të vëllait të Fatmir Xhafajt për trafik droge.
Fatmir Xhafaj mohoi dënimin e të vëllait për trafik droge. Fatmir Xhafaj tha që dënimi është çështje e sajuar nga opozita, s’ka fakte dhe prova.
PD publikon vendimin e dënimit të Agron Xhafajt për trafik ndërkombëtar droge. Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar me 7 vjet e dy muaj burgim. Vëllai i Fatmir Xhafajt drejtues i një organizate kriminale në Shqipëri dhe Itali.
Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar si pjesëtar i një organizate kriminale që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA.
Vëllai i Fatmir Xhafajt furnizuesi i organizatës kriminale me heroinë kokainë dhe hashash.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka jo vetëm përgjegjësi politike dhe morale në këtë çështje, por mbi të gjitha ka përgjegjësi ligjore.
Eshtë detyrë e Ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në Policinë e Shtetit që të identifikonin Agron Xhafajn, të verifikonin dënimin e tij në Itali, dhe të merrnin të gjitha masat ligjore që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin e tij prej 7.2 vjet burgim.
Pyetjet e PD per Xhafajn:
1) A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?
2. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?
3. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?
4. A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?
5. A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?
6. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?
7. Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?







/AlpeNews.al



