• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Parti e re politike në Shqipëri?! Çfarë po paralajmëron Jozefina Topalli
Home
Shqipëri

Parti e re politike në Shqipëri?! Çfarë po paralajmëron Jozefina Topalli

3 March, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Prej disa muajsh është distancuar nga politika aktive, por kur e pyesim se çfarë ka vendosur të bëjë, Jozefina Topalli ende nuk ka një përgjigje konkrete në vetë të parë.
“Unë nuk mund të them një gjë të tillë. Sigurisht nuk jam indiferente”, thotë Topalli.

Ndërsa kur flet në emër të qytetarëve, thotë se duhet një forcë e re politike.

“Në kushte kur populli më shumë se kurrë ka nevojë që dikush me sinqeritet të thotë të vërtetën e tyre”, shprehet Jozefina Topalli.

Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-nënkryetarja e PD-së, thotë se vendi është në emergjencë kombëtare, ku qeveria dhe opozita janë dy gjysmat e një të keqeje.

“Qeverisja inekzistente që ka çuar në rritjen e varfërisë ekstreme, në boshatisjen e kombit nga shqiptarët, nga një vend që përmendet vetëm për drogë dhe ku çdo ditë qytetarët e saj lexojnë vetëm për vrasje, për vdekje për grabitje. Por kjo është gjysma e së keqes. Gjysma tjetër, ndoshta edhe më e rëndë është korruptimi i opozitës nga qeverisja e lidershipit të qeverisë”, shprehet ish-kryetarja e Parlamentit.

Sipas Topallit, e djathta është asgjësuar, ndaj nivelin e sulmit ndaj Lulzim Bashës e mban në kulm.

“Në asnjë vend të botës nuk do kishte ndodhur që qeveria të mos kishte rënë pas skandalit të ministrit të Brendshëm”, thotë Topalli.

Është e bindur se marrëveshja Rama-Basha e 18 majit vazhdon.

“Në fakt ata vazhdojnë marrëveshjen midis tyre dhe kur nuk e vazhdojnë rrisin presionin për të bërë një pazar të ri….”.

Nuk e di se çfarë mendojnë kolegët e saj si Patozi, Bode, Imami apo Ruli që njësoj Lulzim Basha i la jashtë listës së kandidimit për deputet dhe nuk i komenton veprimet e paralajmëruara të tyre.

“A është kjo PD?! Nuk e di nëse ata mendojnë njësoj si unë, unë besoj se kjo nuk është PD”, thotë ish-nënkryetarja e PD-së.

Produkti i analizës së nisur në fillim të vjeshtës për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhje do duhej të kishte dalë, por Jozefina Topalli nuk beson se ka për të pasur një të tillë.

“Mes fjalëve dhe veprave të Lulzim Bashës është një oqean i tërë. Nuk thotë kurrë të vërtetën dhe as atë që mendon”, shprehet Jozefina Topalli./top channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shiko si argëtohen Lori dhe Sara në koncertin e Alban Skënderajt (VIDEO)
Previous article Rrahu ish-gruan dhe kunatën/ Shqiptari rrëmben dy fëmijët dhe…

F.autor

Postime të ngjashme

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’ Politikë

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre Aktualitet

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

TENSIONE EDHE NË SEANCË/ Erald Kapri shkon drejt foltores pa radhë, ndërhyn menjëherë Garda Politikë

TENSIONE EDHE NË SEANCË/ Erald Kapri shkon drejt foltores pa radhë, ndërhyn menjëherë Garda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT