Politikani i njohur Arben Malaj i ftuar në “Tempora” në Ora News, u pyet nëse është i gatshëm të krijojë një parti politike.
Pjesë nga biseda:
Meço: Mendoni të krijoni një parti politike?
Malaj: Nuk mund të them që dua ta krijoj, por dua ta nxis dhe të marr pjesë në ndryshimin e kulturës të së bërit politikë në Shqipëri. Jam tërhequr që nga viti 2005 dhe nuk kam qenë aktiv në politikë. Me shumë pastërti e mbështes, me përkushtim 24 orë.
Malaj tha se protestat pa një lider apo koordinatorë shpërthyen fillimisht gjatë Pranverës Arabe duke rrëzuar diktatura.
Malaj: Lëvizja e Studentëve mund të ishte më efikase nëse do të ishte më e unifikuar dhe kërkesat e tyre nuk duhet të shkëputen nga sfidat që ka vendi. Pra nuk mund të ishin një oazë që ata luftonin thjesht me vetveten. Kjo është rezerva ime e parë. Procesi i arsimimit fillon që me çerdhet derisa vjen tek universiteti. Duhet ta trajtonin pjesën e tyre si pjesë e sfidave të vendit. Një pjesë e kërkesave janë normale që kanë të bëjnë me ndërtesat..me tarifat unë kam idenë se nuk është ide e meritueshme për ta. Po nëse ne na kërkojnë arsimtarët një mbështetje më të madhe financiare që ata e meritojnë?! A mund të ishte kjo lëvizje më produktive dhe a duhet të shndërrohej në një lëvizje politike? Mbajtja larg e partive politike për mua ishte një strategji e mençur, sepse partitë gëzojnë që të gjejnë çështje të tjerëve dhe të luftojnë me njëra-tjetrën edhe me agresivitetin që shqiptarët nuk e meritojnë. Këto lëvizje pa koordinator u shfaqën në pranverën arabe. Ato shpërthyen fuqishëm. Ato lëvizje bën diçka që nuk e kishin bërë kurrë. Përmbysën diktatorë që kishin 40 vjet dhe miliarda. Vërtetë këto lëvizje rrëzuan diktatura, por krijuar boshllëk institucional. Ballkani dhe rajoni nuk i meriton lëvizje të tilla.