Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u mblodh sot në drejtimin e Kryetares së Komisionit znj. Albana Vokshi dhe zhvilloi seancë dëgjimore me nëntë kandidatët për në KDRTSH, z. Besnik Mustafaj, znj. Anila Bisha z. Helidon Haliti, z. Genc Tomço, z. Arben Lagreta, z. Edmon Tullumnai, z. Kristaq Birdo, z. Ilir Goci dhe z. Arian Paco, ndërsa znj. Ormira Lulanaj, z. Avni Nezaj dhe Sadik Spahija nuk u paraqitën.
Anëtarët e Komisionit, pasi dëgjuan prezantimin e kandidatëve, miratuan me shumicë votash, për 3 vendet vakante në KDRTSH, z. Besnik Mustafaj, z. Edmon Tullumani dhe z. Helidon Haliti.