Sali Berisha vijon të prodhojë lajme për mediat pranë tij duke publikuar çdo mesazh që i vjen në Facebook.
Së fundmi, ai ka sulmuar kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçi duke e akuzuar se mbjell lëndë narkotike buzë lumit Vjosa.
Ndërkohë, ky mesazh i paverifikuar nga ana e medias është përcjellë si i mirëqënë.
Mjafton një kërkim i thjeshtë në motorin e kërkimit Google për të kuptuar që bëhet fjalë për një fotografi që nuk është shkrepur në Shqipëri.
“Vjosa me Termet Trafikun me blerim mbuluar!
Lexoni mesazhin dhe shikon foton e qytetarit dixhital! sb
Shiko se qa ndodh ne Tepelene buze Vjoses o doktor
Parcela miser dhe kanabise metoda e re e Termet trafikantit!”, akuzon Berisha.
Më poshtë po përcjellim fotografitë për të parë se deri ku arrin sulmi i ish kryeministrit





