• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARATË NË “TOYOTA YARIS”/ Prokuroria urdhëron ekspertim për lëvizjet e kamionit që kishte…
Home
Breaking News

PARATË NË “TOYOTA YARIS”/ Prokuroria urdhëron ekspertim për lëvizjet e kamionit që kishte…

19 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ekspert i sigurisë rrugore është ngarkuar nga prokuroria për Krime të Rënda të verifikojë itinerarin e lëvizjeve të kamionit, me të cilin u transportuan makinat ‘Toyota Yaris’, ku ishin fshehur 3.4 milionë euro, që u sekuestruan në portin e Durrësit. Në vendimin për kryerjen e ekspertimit teknik, që disponon ‘News 24’, prokuroria i ka lënë detyra konkrete ekspertit të policisë.

Bazuar në të dhënat e tahografit, ai duhet të përcaktojë se kush rezulton të ketë qenë drejtues i karroatrecit ‘Bizar’, nga data e nisjes me 13 qershor 2018 deri në datën e kthimit 24 qershor 2018. Prokuroria gjithashtu kërkon të dijë me saktësi, rrugën e ndjekur nga mjeti në fjalë, orët e punës, të pushimit, shpejtësinë e lëvizjes, vendet e nisjes dhe të mbërritjes. Ekspertit i kërkohet që nëse është e mundur rruga e përshkruar nga mjeti të shoqërohet edhe me hartë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se mjeti me të cilin u transportuan ‘Toyotat’, që drejtohej nga shoferi Agim Cekaj, aktualisht nën arrest, rezulton të ketë udhëtuar në rrugë tokësore nga Shqipëria drejt Belgjikës. Mendohet se në shtetin belg janë ngarkuar në karroatrec automjetet dhe prej andej, ato udhëtuan në drejtim të Gjermanisë, Italisë dhe përmes portit të Barit mbërritën në Durrës. Në fakt, referuar dokumentacionit rezulton se karrotreci që transportonte ngarkesën do të hynte në Shqipëri nga Porti i Ankonas dhe vijon të mbetet e paqartë përse u ndryshua itinerari i lëvizjes.

Ndërsa prokuroria vijon hetimet lidhur me ngjarjen, nga ana tjetër gjykata për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e Klevi Canit, për ndryshimin e masës së sigurisë. Ai kërkoi lirimin nga burgu me qëllim që t’i jepej mundësia për të përfunduar shkollën e mesme. Por prokuroria këmbënguli në rrëzimin e kërkesës, me argumentin se është në pritje të përgjigjeve të letërporosive dërguar në Itali, Belgjikë e Britani e Madhe, përmes të cilave kërkon informacion për kushërinjtë Elvis e Alfred Vladi, të shpallur në kërkim si organizatorë.

Si garantues të shumës së parave, Lulzim Basha akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Ky u fundit u kundërpërgjigj duke e paditur kreun e PD-së për shpifje. Nga Krimet e Rënda çështja në fjalë është dërguar në gjykatën e Tiranës dhe me datë 10 tetor pritet të ndodhë përballja mes kryeopozitarit dhe deputetit socialist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM REPER/ Ledri emërohet në postin që nuk ka lidhje me muzikën... (FOTO)
Previous article ARTUR ZHEJI/ Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, duhet të ndryshojnë në rrënjët e tyre

k.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT