• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PARATË NË FILLIM…”/ Kush është polici “i fortë” që u kthente patentat e bllokuara qytetarëve, për 70 mijë lekë… (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

“PARATË NË FILLIM…”/ Kush është polici “i fortë” që u kthente patentat e bllokuara qytetarëve, për 70 mijë lekë… (EMRI)

2 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një punonjës i Policisë në Tiranë është arrestuar ditën e sotme, nën akuzë për shpërdorim detyre.

Mësohet se efektivi është Alkid Ndreu, me detyrë specialist i administrimit të dokumenteve dhe anëtar i Organit Administrativ Shtetëror. Nfreu akuzohet se ka marrë ryshfet nga një qytetare, së cilës i ishte bllokuar patenta.

Nëpërmjet një personi ndërmjetësues, qytetarja i ka dhënë ryshfet prej 70 mijë lekësh policit dhe më pas, ia ka kthyer patentën, pavarësisht se në dokumente rezultonte e bllokuar. Në pranga ka rënë polici dhe ndërmjetësuesi, Eduart Caka.

Nderu akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, kurse Caka për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Kurse mbi qytetares që është vënë nën hetim rëndon vepra penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

“Do t’ia vras burrin dhe do bëj seks me motrën tënde para teje”/ Dalin kërcënimet e burrit ndaj gruas shtatzënë që vrau

Njoftimi i policisë:

Tiranë ka kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë A.N., me detyrë specialist i administrimit të dokumentave dhe anëtar i OASH, i dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, si dhe shtetasi E.C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasja B.D., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Veprimet e mësipërme u kryen nga AMP Tiranë pas autorizimit nga Prokurori i gatshëm, në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se shtetasja B.D. kishte arritur të merrte Lejen e saj të Drejtimit, e cila ishte e bllokuar nga OASH me afat 3 mujor, kundrejt një shume prej 70.000 lekësh e dhënë në formën e rryshfetit tek personat përgjegjës. Nga veprimet hetimore në vijim u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i Lejes së Drejtimit që në atë moment posedohej nga shtetasja B.D. Vijimi i veprimeve bëri të mundur identifikimin e kapjen e personit ndërmjetës, shtetasi E.C., i cili duke shfrytëzuar njohjet dhe kundrejt shpërblimit financiar të paligjshëm, ka bërë të mundur marrjen e lejes së drejtimit nga punonjësi i policisë A.N., i cili ka detyrimin ligjor të administrimit deri në skadencë të vendimit të OASH dhe dorëzimin e lejes tek shtetasja B.D. Materialet proceduriale i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme, ndërsa po punohet për identifikimin e punonjësve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI VENDI MË I KORRUPTUAR NË EUROPË..."/ Berisha: Liderët e Samitit të BE nga protesta jonë do të mësojnë…
Previous article E KONFIRMOJNË EKSPERTËT/ Virusi infektiv Covid mund të qëndrojë në disa ushqime për ditë të tëra

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT