• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI/ Vranësira dhe reshje shiu, mot i paqëndrueshëm përgjatë 24 orëve
Home
Sociale

PARASHIKIMI/ Vranësira dhe reshje shiu, mot i paqëndrueshëm përgjatë 24 orëve

24 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Sipas MeteoAlb moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë; përgjatë gjithë 24-orëshit në të gjithë vendin ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezente, më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore ku priten edhe rrebeshe; shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të pakët në zonat qendrore duke lënë dy ekstremet veri-jug me rrebeshe shiu.

Parashikohet që gjatë natës të ketë dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta në mëngjes, pot rriten sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi permanent Jugor; kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë ditës; do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat; herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar edhe rrebeshe shiu.

Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të rriten gjatë mëngjesit por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në zona të thella malore; Më të dukshme reshjet priten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore.

Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në veriperëndim të MV duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.

Ndërkohë parametri i erës do të pësojë rritje të intensitetit duke bërë që herë pas here të arrijë shpejtësinë 65 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Europa

Zhvillimi i ciklonit të Islandës ka bërë që pothuajse i gjithë kontinenti Europian të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

Reshjet e shiut parashikohet që më të shumta të jenë në Europën Veriperëndimore, Europën Jugperëndimore si edhe gadishulli i Ballkanit ku rrebeshet e shiut do të shoqërohen herë pas here, me stuhi të forta ere.

Por me reshje të konsiderueshme dëbore dhe ngrica të theksuara do të paraqitet gadishulli Skandinav ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta do të jenë; gadishulli Peloponez, pjesërisht Europa Qendrore si edhe brigjet e detit të zi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Grupi i vëzhguesve përpara Gjykatës së Ekstradimeve në Angli! Shqyrtohet kërkesa e shtetit shqiptar
Previous article PUBLIKOHET FOTO/ U vra nga djali i madh, ja gropa ku fëmijët varrosën babain pas krimit

s.autor

Postime të ngjashme

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

PROTESTA/ Sopranoja nga Opera e Bordosë në Francë i bashkohet qytetarëve: Jam stërmbesa e priftit që ju pre koka nga grekët sepse foli shqip Aktualitet

PROTESTA/ Sopranoja nga Opera e Bordosë në Francë i bashkohet qytetarëve: Jam stërmbesa e priftit që ju pre koka nga grekët sepse foli shqip

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi Aktualitet

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT