• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI/ Ulen ndjeshëm temperaturat, si do të jetë moti gjatë javës
Home
Sociale

PARASHIKIMI/ Ulen ndjeshëm temperaturat, si do të jetë moti gjatë javës

19 November, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria është përballur me luhatje të temperaturave dhe alternime të motit, ndërsa kjo situatë do të vijojë edhe në 10 ditëshin e fundit të vjeshtës.

Megjithëse kjo vlen vetëm për vranësirat dhe kthjellimet, që do të jenë në alternim vazhdimisht me njëra-tjetrën. Sinoptikanja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Eneida Doçi, tha në ditët në vijim do të kemi mot me vranësira dhe reshje.

Për sa u përket temperaturave, minimalja do të jetë -3 gradë, ndërsa maksimalja nuk do të jetë më e lartë se 19 gradë Celsius.

“Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që kanë përfshirë vendin tonë bën që të ke i këtë ulje të menjëhershme të temperaturave. Gjatë ditës së sotme do të kemi mot të qëndrueshëm me mot të kthjellët. Ndërsa gjatë pasdites do të kemi prezencë të pakta të vranësirave kalimtare.

Edhe gjatë ditës së nesërme do të kemi të njëjtat kushte atmosferike, ku vranësirat do të shtohet gjatë orëve të mbrëmjes. Për sa i përket erës, ajoi është me drejtim veri-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 metra për sekondë. Ndërkohë që herë pas here në bregdet do të arrijë deri në 17 metra për sekondë, duke shkaktuar dallgëzim 2-4 ballë. Kjo situatë do të ndryshojë gjatë ditës së martë dhe të mërkurës, pasi do të ketë paqëndrueshmëri.

Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit. Do të jenë në mënyrë të herë pas hershme, fillimisht me intensitet të ulët dhe pastaj mesatar, në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Hera-herës në veriperëndim të vendit reshjet do të shfaqen intensive dhe problematike, kryesisht në qarqet Lezhë dhe Shkodër.

Kjo situatë do të ndryshojë gjatë ditës së enjte ku do të kemi ulje të intensitetit të reshjeve, ndërkohë që gjatë së premtes do të kemi qëndrueshmëri të kushteve klimatike. Moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Nuk pritet që temperaturat më të ulëta të jenë nën -3 gradë Celsius, ndërsa më e larta pritet të shënojë deri në 19 gradë në zonat perëndimore dhe gjatë bregdetit“,- tha sinoptikania.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT FATAL NË NIKËL/ Shoferi 23-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin
Previous article AKSIDENT NË MALIQ/ Makina përplaset me motorin, plagosen dy persona

s.autor

Postime të ngjashme

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë Aktualitet

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve Aktualitet

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT