• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI/ Rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës
Home
Sociale

PARASHIKIMI/ Rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës

7 April, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria

Territori shqiptar do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7 °C vlera më e ulët në Pukës deri në 30°C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Orët e para të mëngjesit në Kosovë parashikohet të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave por gjatë mesditës dhe në vijim pritet që gradualishtë vranësirat të bëhën edhe më të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në të gjithë territorin e Kosovës edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 24°C. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV në pjesën e parë të ditës paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që i gjithë vendi të jetë me intervale të gjata kthjellimesh por pas – mesdites dhe kryesisht pasditja do të shtojnë dukshëm vranësirat në të gjithë tërritorin e MV ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që të njëjta kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit POR edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë mbi 45 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.

Rajoni dhe Evropa

Do të vijojnë; shirat me intensitet të lartë si edhe mini- stuhi ere në; ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europën Qëndrore; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në veriperëndim të kontinentit. Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të mbetet dominant në Europën Veriore dhe atë Lindore duke sjellë reshje dëbore dhe ngrica ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në gadishullin e Ballkanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA e papritur e Ori Nebijajt, flet për partnerin: Kam dy vite me të, por…
Previous article FITON ME DIFERENCË TË THELLË VOTASH/ Gjin Gjoni zgjidhet kryetari i ri i degës së Rithemelimit të PD në Lezhë

s.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT