“Nata e ndërrimit të viteve mund të zbardhet nga dëbora”, kështu janë parashikimet e deritanishme sipas sinoptikanes Tanja Porja. Por gjatë kësaj jave temperaturat minimale priten të shkojnë deri në -2 në zonat e ulta dhe bregdetare. Ndërsa në zonat malore shifrat do ndryshojnë duke shkuar deri në -6 apo -7 gradë.
Zonat qendrore dhe jugore mbeten me vranësira dhe reshje, rrebeshe të shkurtra, të herë pas hershme gjatë ditës së sotme, por edhe pjesën e parë të së hënës”, shprehet sinoptikanja Tanja Porja.
Bazuar në parashikimet e sinoptikanëve, nisur nga temperaturat e ulëta reshjet e dëborës do të jenë prezente gjatë javës.
Përsa i përket rrezikut nga përmbytjet apo izolimit te vendit nga dëbora kjo nuk do të jetë prezente
Përgatiti:AlpeNews.al


