• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT/ Temperatura deri në 40 gradë
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT/ Temperatura deri në 40 gradë

20 June, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Vijon depërtimi i mëtejshëm i masave afrikane duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites por pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, ku më dukshme vranësirat do të jenë në zonat juglindore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 12°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe qëndrore deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

Kosova

Edhe gjatë ditës së enjte republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin shqiptar. Megjithatë nuk do të ketë reshje. Temperaturat e ajrit të pësojnë sërish rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 34°C vlera maksimale në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë mbi 30 km/h nga drejtimi verior.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV -gjatë orëve të paradites paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit të pesojnë rritje të lehtë në mëngjes, por mbeten të larta temperaturat në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C minimalja deri në 38°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Europa

Gadishulli Iberik dhe pjesërisht qendra e kontinentit do të vijojnë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu, ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu Gadishulli Skandinav do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dendura shiu ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MES TEMPERATURAVE TË LARTA DHE SKAMJES/ OKB jep alarmin: Kriza humanitare në Gaza po përkeqësohet
Previous article "KJO DITË DO T'JU GJEJË TË IRRITUAR..."/ Horoskopi për sot, 20 Qershor 2024

s.autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT