Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit të shpejtë të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë moti nga orët e para të 24 orësh-it e deri në orët e mesditës do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe hera-herës deri dhe të lartë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 12 deri 24°C
në zonat e ulëta 14 deri 27°C
në zonat bregdetare 19 deri 27°C


