• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME/ Kthjellime dhe temperatura të larta
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME/ Kthjellime dhe temperatura të larta

10 June, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Sipas MeteoAlb, vijon depërtimi i të nxehtit Saharian në Mesdhe; duke bërë që Shqipëria të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, megjithatë nuk priten reshje në territor.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 36°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Do të përfshihet nga masa ajrore Afrikane edhe Republika e Kosovës; duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin, por pas – mesditës; pritet të shfaqen vranësira; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë orëve të pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës.

Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin shtim të lagështirës në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga minimalja 11°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Masat e nxehta Afrikane do të mbizotërojnë në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Ndërsa; pasditja dhe në vijim; parashikohet të ketë kalime të shpeshta të vranësirave në të gjithë vendin, por më të fokusuara do të jenë në skajin Verior dhe Verilindor; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 13°C minimalja deri në 33°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare dhe hera herës e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Europa

Zhvillimi i një qendre më presion të ulët atmosferik përkatësisht në Veri dhe Verilindje të kontinentit do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore duke sjellë reshje të dendura shiu dhe mini-stuhi breshëri; Po ashtu; Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga shira intensivë dhe stuhi të forta ere duke krijuar probleme në disa zona, ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta; do të paraqiten; gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi; si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga brigjet e Afrikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SONDAZHET NË ITALI PËR ZGJEDHJET PËR PARLAMENTIN EUROPIAN/ Partia e kryeministres Meloni kryeson bindshëm
Previous article "DITË E VËSHTIRË..."/ Humbi në zgjedhjet e PE, kryeministri i Belgjikës njofton mes lotësh dorëheqjen

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT