Shqipëria
Prej disa ditësh, i gjithë vendi ynë ndodhet nën ndikimin e të ftohtit Siberian, duke bërë që moti i kthjellët dhe i ftohtë të jetë dominant, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në ultësirën perëndimore.
Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të pakta në të gjithë zonën verilindore dhe juglindore, por nuk priten reshje. Mbetet problematike situata e ngricave në të gjithë vendin pasi temperaturat e ajrit janë disa gradë nën zero në mbi 95 % të territorit të vendit.
Temperaturat e ajrit mbeten të ulëta në mëngjes, por mesdita sjelle një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 11°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosova
Vlerat e ulëta barike do të sjellin në republikën e Kosovë dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24 orëshit, ku kthjellimet do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Kosovës. Përjashtuar zonat veriore dhe verilindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas here vranësira të pakta. Temperaturat e ajrit do të jenë shumë të ulëta duke bërë qe dita e mërkurë të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave