Shqipëria do të jetë nën ndikimin e qendrës ciklonare dhe si pasojë masat e ftohta zëvendësojnë masat ajrore më të ngrohta (dhe anasjelltas) duke krijuar kështu edhe kontraste të forta termike kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që gjatë javës vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë kthjellimet apo orët me diell.
“Kjo situatë vjenë si pasojë e një qendre ciklonare (shoqëruar me masa ajrore të ftohta) e cila aktualisht ndodhet në verilindje të Rajonit të Ballkanit e cila më pas mer trajaktore drejt perëndimit të Ballkanit e më pas europën qëndrore.
Në momentin e vranësirave të dendura parashikohen reshje shiu të herëpashershme (me ndërprerje) me intensitet të ulët. Por, këto reshje në relievet kodrinore dhe kryesisht ato malore në periudha afatshkurtra do të jenë edhe në formën e rrebesheve apo shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.


