• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime, vranësira dhe reshje të pakta shiu
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime, vranësira dhe reshje të pakta shiu

4 January, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Orët e paradites vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat do të rrezikojnë reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, ku më të përqendruara do të jenë në veri të territorit. Parashikohet që pasditja dhe në vijim të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke i larguar reshjet gradualisht nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Kosova
Republika e Kosovës paraqitet përgjatë gjithë 24 orëshit nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu. Pritet që intervalet me kthjellime më të dukshme të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat dhe shirat e dobët e lokalë të përfshijnë të gjithë vendin, por në sasi të pakta. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2 gradë C deri në 15-16 gradë C. Era do të paraqitet e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore – veriperëndimore të MV duke rrezikuar reshje të izoluara shiu. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim i përkohshëm i vranësirave dhe shirave nga pjesa më e madhe e territorit të MV. Për sa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë 1 – 2 gradë rritje në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga 2°C minimalja deri në 16°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradites por mesatare pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Europa

Si pasojë e prezencës së dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në veri dhe verilindje të kontinentit me ndikim deri në qendër të Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone, ku gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të kenë reshje të konsiderueshme dëbore si edhe temperatura shumë të ulëta. Po ashtu me reshje të dendura shiu si edhe mini-stuhi ere do të paraqiten Europa Qendrore, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje ndërsa nën ndikimin e kushteve disi më të qëndrueshme atmosferike paraqiten vetëm ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA EVA ALIKAJ TEK MARSEL HOXHA/ Kush janë 18 personalitetet qe përfitojnë pension te posaçëm
Previous article MOTI I KEQ PUSHTON EUROPËN/ Temperaturat deri në -43,6 gradë celsius

s.autor

Postime të ngjashme

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis... Aktualitet

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis...

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT