• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 26 gradë
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 26 gradë

26 October, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore. Orët e pasdites sjellin intensifikim të shirave në qarkun e Korçës duke sjellë edhe probleme.

Kjo situatë e motit të paqëndrueshëm mbetet deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i intensitetit të reshjeve në vend. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu por pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e Kosovës ku më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Për sa i përket, Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, po ashtu edhe mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV mbetet nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë orëve të paradites, duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore të vendit. Po ashtu orët e pasdites dhe mbrëmjes do të mbeten në të gjithë republikën e MV nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe shirave të përkohshëm. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare paradite por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Europa

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Gadishulli Skandinav si edhe ishujt Britanikë. Po ashtu, stuhitë e erës dhe rrebeshet e shiut do të përfshijnë pjesërisht Ballkanin si edhe brigjet e Egjeut ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike paraqiten Europa Juglindore, gadishulli Iberik si edhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore ku moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë prezente përgjatë gjithë 24 orëshit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË PATHËNAT" E PRESIDENTIT/ Çfarë i ndodhi në fluturimin në New York
Previous article AKSIONI/ Policia ‘zbarkon’ në Shkodër, kryen kontrolle për arrestimin e personave të shpallur në kërkim

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT