• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, temperaturat arrijnë deri në 29°C
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, temperaturat arrijnë deri në 29°C

8 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veri-lindore. Ndërsa orët vijuese do t’i bëjnë më të dukshëm vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në gjysmën Lindore të vendit tonë. Reshjet e pakta të shiut do të jenë prezente edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, Por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Deri në orët e mesditës territori i Kosovës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve të shumta, por do të ketë edhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Parashikohet që orët vijuese të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë vendin. Pritet që herë pas here vranësira të zhvillohen dhe të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV në pjesën e parë të ditës parashikohet të ketë intervale me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Gjithashtu do të ketë dhe kalime vranësirash të cilat më të fokusara do të jenë në zonat Perëndimore. Por gjatë pasdites pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në MV duke sjellë reshje të pakta dhe të përkohshme shiu në zonat Perëndimor edhe Veriore.

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti Evropian në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën mbizotërimin e masave ajore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin në Vendet Nordike vranësira dhe reshje dëbore. Po ashtu me mot të vranët por me reshje shiu paraqiten Ishujt Britanik, Evropa Qendrore dhe pjesërisht Jugu i kontinentit. Ndërsa me kthjellime dhe kalime vranësirash do të jenë gadishulli Iberik, Brigjet e detit të Zi dhe Evropa Lindore, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të kontinentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKË NË QIELL/ Ja incidenti në Detin e Zi që mund të shkaktonte “Luftën e Tretë Botërore”
Previous article TRAGJEDIA NË SERBI/ Jep dorëheqjen ministri i Arsimit: Në demokraci ky akt është fuqi, te ne është dobësi

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT