Ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike me mbizotërim të motit të vranët dhe reshje e shiu të cilat do të jenë prezente që prej orëve të mesnatës. Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën
më të madhe të vendit e lokalisht mesatar në formën e rrebesheve të shpejta dhe shtrëngatave afatshkurtra . Në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi
1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 11m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 0 deri 8°C
në zonat e ulëta 2 deri 14°C
në zonat bregdetare 3 deri14 °C


