• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARASHIKIMI I BIN LADEN/ Zbulohet letra e terroristit famëkeq në 2010-n: Vrisni Obamën, Biden është i paaftë…
Home
Nderkombetare

PARASHIKIMI I BIN LADEN/ Zbulohet letra e terroristit famëkeq në 2010-n: Vrisni Obamën, Biden është i paaftë…

21 August, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Kreu i “Al Kaedës”, Osama bin Laden, ndaloi operacionet që synonin të vrisnin Joe Biden, sepse sipas tij, demokrati do të ishte një president i paaftë dhe do t’i “çonte SHBA-të në krizë”, nëse xhihadistët do të ishin të suksesshëm në vrasjen e Barak Obamës.

Bin Laden e mbajti këtë qëndrim në një letër të vitit 2010 që u gjet në një mori dokumentesh në kompleksin e Pakistanit, ku ai u vra nga forcat speciale amerikane në 2011.

Dokumenti u bë publik për herë të parë në vitin 2012, por është nxjerrë sërish në dritë nga “New York Post” dhe i është dhënë një rëndësi e re në kulmin e tërheqjes kaotike të SHBA-ve nga Afganistani duke u dhënë vendin përsëri talebanëve.

Bin Laden, udhëheqësi i atëhershëm i Al Kaedës dhe njeriu që Amerika shkoi në Afganistan për ta vrarë, shkroi direktivat e tij në një dokument prej 48 faqesh në maj 2010. Ato i shkroi me anë të një ndihmësi të identifikuar si “Vëllai Shejh Mahmud’, emri i vërtetë i të cilit është Atiyah Abd al-Rahman.

 

 

  • foto galeri

Në këtë dokument ai shtron nevojën për të drejtuar forcat larg sulmeve terroriste në vendet e tjera myslimane duke u përqendruar në sulmet direkte kundër Shteteve të Bashkuara.

Në faqen 36, ai përshkruan dëshirën e tij për të formuar dy skuadra goditëse, njëra në Pakistan dhe një tjetër në Afganistan. Puna e tyre do të ishte organizimi i sulmeve kundër Presidentit të atëhershëm amerikan Barack Obama dhe ish-drejtorit të CIA-s, David Petraeus, nëse ata do të vizitonin njërin nga këto vende.

“Obama është kreu i pabesisë dhe vrasja e tij automatikisht do të bëjë që Biden të marrë presidencën për pjesën e mbetur të mandatit, pasi është ligj atje. Biden është plotësisht i papërgatitur për atë post dhe do t’i çojë SHBA-të në krizë” – shkruante Osama Bin Laden.

Sa për ish-kreun e CIA-s, Petraeus, ai shkruante se “është njeriu i duhur në këtë vit të fundit të luftës dhe vrasja e tij do të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IA MBULUAN PORTRETIN NË KABUL/ Reagon Beatrix Ramosaj: Ndihem shumë keq (FOTOT)
Previous article NË LISTËN E RREZIKUT/ Spanja shtrëngon masat për Austrinë dhe Gjermaninë

s.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT