• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Parandalohet “një atentat i rëndë terrorist” në Gjermani
Home
Botë

Parandalohet “një atentat i rëndë terrorist” në Gjermani

1 November, 2017 Ina.Autor Botë

Një sirian 19 vjeçar është arrestuar nën dyshimin se kishte planifikuar një atentat terrorist në Gjermani.

Personi ishte i gatshëm ta kryente sulmin duke përdorur materiale shumë shpërthyese, sipas prokurorëve.

19 vjeçari Yamen A. u arrestua të martën në mëngjes në Schwerin për shkak të dyshimit për përgatitje të një akti të rëndë të dhunshëm, që rrezikon shtetin.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme gjermane ai mori në korrik 2017 vendimin që të ndezë një lëndë shpërthyese në Gjermani, për të vrarë dhe plagosur sa më shumë njerëz.

Sipas të dhënave, personi i dyshuar është informuar në rrjete sociale për udhëzime për përgatitjen e bombave dhe kishte kontakt me një person, që e quan veten ushtar të Kalifatit, pra të “Shtetit Islamik”. Por nuk është e qartë se për cilin person bëhet fjalë dhe cili ka qenë roli i këtij personi në përgatitjen e aktit. Po bëhen verifikime nëse personi i dyshuar ka qenë anëtar i ndonjë organizate terroriste

Rrezikimi i Gjermanisë vazhdon të jetë i lartë

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere deklaroi se me arrestimin u pengua një “atentat i rëndë terrorist në Gjermani”. De Maiziere tha se në bazë të të gjitha të dhënave të mbledhura “ndërhyrja u bë në kohën e duhur: aq vonë sa duhet, për të mbledhur dëshmi dhe njëkohësisht herët për ta frenuar në mënyrë të besueshme rrezikun”.

De Maiziere tha se kërcënimi terrorist prej ekstremistëve islamikë në Gjermani dhe në Evropë mbetet “i pandryshuar në nivel të lartë”. Gjermania u godit nga një sërë atentatesh në 2016, duke përfshirë edhe një në dhjetor, kur një tunizian sulmoi me një kamion të vjedhur një treg Krishtlindjesh në Berlin, ku vrau 12 vetë.

Në korrikun e kaluar, një refugjat sirian 27 vjeçar shpërtheu një mjet jashtë një festivali muzike në Ansbach në jug të Gjermanisë, duke vrarë veten dhe duke plagosur 15 të tjerë.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-futbollisti fiton 672 mijë euro në llotari
Previous article Kampi famëkeq i Dervenit drejt mbylljes

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT