Prefekti Jole bën të ditur se nga raportimet dhe diskutimet u konstatua se janë marrë masa për planifikimin dhe paralajmërimin e hershëm, shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe organizimin e strukturave për reagim të menjëhershëm në rastet e rënies së zjarreve.
Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit dhe bashkëpunimit me strukturat e policisë për identifikimin, evidentimin e zjarrvënieve të qëllimshme dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të zjarrvënësve.
U trajtuan gjithashtu edhe problemet e bashkëpunimit e të angazhimit jo vetëm të strukturave ligjzbatuese, por edhe të komunitetit në nivel fshati, njësie administrative etj, duke shfrytëzuar maksimalisht burimet njerëzore dhe logjistike lokale.
Takime të ngjashme do të vazhdojmë edhe përgjatë periudhës së ngelur të verës, për masa sensibilizuese e parandaluese me kryetarët e fshatrave, subjektet kontraktore që përdorin sipërfaqet pyjore për lëndë drusore, kullota (fermerët), bletërritësit dhe të angazhuarit në grumbullimin e bimëve aromatike-mjekësore etj.
“Vigjilenca e të gjithëve është garanci më e madhe që edhe në këtë sezon veror të kemi rezultate akoma më të mira krahasuar me vitin e kaluar, ashtu siç kishim rezultate më të mira vitin që kaloi krahasuar me vitin 2021”, shkruan Jole në FB.





